E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në 31 nr i të prekurve me A (H1N1) në Shqipëri

Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, tha sot për mediat, se nga përgjigja e analizave nga Laboratori i Referencës për Evropën Juglindore në Bukuresht (Rumani) u konfirmua një rast i ri i prekur nga virusi A (H1N1) tek një i ri nga Tirana. Sipas tij, aktualisht i riu është në gjendje të mirë shëndetësore.  

Numri i mostrave të mbledhura në të gjithë vendin deri në datën 9 shtator është 662, ndërkohë që numri më i madh i tyre është marrë në Spitalin Infektiv (345 të tilla). Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Gjatë muajit korrik u regjistrua rasti i parë në vendin tonë, i prekur me gripin e derrave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›