Viktimat nga tërmeti, Topi ngushëllon presidentin turk

“Me hidhërim thellë mësova mbi dëmet e mëdha njerëzore dhe materiale në disa qytete pas tërmetit në pjesën lindore të Turqisë, ku humbën jetën mbi 200 qytetarë turq”, thekson Topi në telegramin e tij.
“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të të humburve, si dhe të gjithë popullit mik të Turqisë. Në këto çaste të vështira theksoj se populli shqiptar ndihet pranë jush dhe ndan dhimbjen tuaj për këtë fatkeqësi të madhe natyrore. Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit Shqiptar. /Start/
2011-10-24 14:55