Viktor Gjika: Dashuritë e mia
1937
Kam lindur në Korçë më 23 qershor të këtij viti dhe më ka pritur në duar plaka Dhorevicë, që shërbente si mami në mëhallën tonë. Nëna ime më ka thënë se kam lindur me "këmishë", e cila ishte kaq e bardhë sa kur e nxorën foshnjën, d.m.th. mua, të gjithëve iu duka ezmer, ndonëse isha më biondi i gjithë fëmijëve të lindur prej zonjës Meropi Josif Gjika. Dhe ata kishin qenë plot 7, ndonëse ishim gjallë vetëm 3. Këmisha (placenta), sipas nënës, kishte vlera kurative dhe duhej hequr me kujdes, po ku dinte nga këto gjëra Dhorevica që ngutej të mbaronte sa më parë detyrën e mamisë. Kur përfundoi çdo gjë dhe foshnja qau, nëna e mori atë për ta ushqyer. Pas pak bebja kapi gjirin e nënës, ndërsa Dhorevica kreu edhe detyrën e kumbarës duke më vënë emrin Viktor. Natën e të tretave, më rrëfente nëna, gjithë familja kishte qenë mbledhur në dhomën e madhe. Pasi kishte pirë mirë e mirë, foshnjën e vunë shtrirë në krevat, pranë çekanit të babait, gërshërëve të nënës dhe Librit të Këndimit të motrës Pandora. Objekti që do të prekej nga duart e mia do të përcaktonte profesionin tim. Unë paskam kapur Librin duke guitur dhe nëna ka thirrur "Mësues!", por Pandora, në shkollën fillore atëherë, kishte thënë e vendosur: "Shkrimtar! Viktori do të bëhet shkrimtar!". Kështu, pa më pyetur mua, më caktuan emrin dhe profesionin. Babai im Ligori (shkurt e thërrisnin Goni) ka lindur në Trebickë, një fshat i bukur në zonën që quhej e Vakëfeve, domethënë vendeve të shenjta. Banorët e tij kishin rrahur kurbetin. Edhe babai kishte shkuar në Amerikë që në moshën 16 vjeç dhe pasi kishte punuar atje 12 vjet ishte kthyer në Shqipëri për t‘u martuar. Nuk kishte pranuar të merrte pasaportë amerikane dhe pas martesës nuk u kthye më në SHBA. Nëna Meropi gjithashtu ishte nga Trebicka, por kishte lindur në Korçë. Ajo vinte nga dera e Vasil Trebickës, njëri nga dëshmorët e parë të Republikës së pavarur të Korçës, që e shpalli Themistokli Gërmenji…
******
Ishte gushti i vitit 1954. Erdhi edhe dita e nisjes së studentëve për jashtë shtetit. Babai kishte porositur një valixhe të re prej kompensate të lustruar që me plaçkat rëndonte goxha. Atë e mbante Kici, vëllau i Lonit. Kur mbërritëm në agjencinë e autobusëve, Pandora shkoi me vrap të zinte një vend të mirë në autobusin "Sata". Nasi më porositi "një palë tuta sportive", Margarita deshte "t‘i shkruanja letra", kurse nëna se ku kishte gjetur një ungjill të Shën Joanit në rusisht dhe ma dha bashkë me Dhiatën e Re të përkthyer nga Kostandin Kristoforidhi në shqip duke më porositur "mos harro ta lexosh!". Babai më mori mënjanë dhe duke mbajtur në dorë një grusht dhe më foli: "Baltë març në dorë, flori t‘u bëftë! Deri tani ke qenë gjeneral, po deshe të kthehesh në ushtar martohu andej si Koçoja i Donos". Nasi tha me të qeshur: "Se ky është edhe i bukur, o ba, dhe na i rrëmben ndonjë ruskë!" "Edhe unë i bukur kam qenë atje në Amerikë, - tha babai, - po erdha gjer këtu që të martohesha me të t‘ëmë!" Pandora erdhi nga "Sata" dhe më foli mënjanë me zë të ulët: "Ti e di vëlla sa kam bërë për ju që të rriteshit të shkolluar. Jam më e madhja! Mos më lëndo!". Unë e përqafova fort i përmalluar duke e parë në sytë e përlotur. Ky shikim ishte më shumë se fjala e dhënë. "Sata" u nis me zhurmën e saj karakteristike drejt Pogradecit, Elbasanit e Tiranës. Me mua udhëtonin drejt Moskës edhe Petraq Pojani, Mihallaq Zonja, Nedai Thëllimi, Nevrus Kodheli, Sotir Greku etj. Në Tiranë u sistemuam në konviktin e Shkollës Pedagogjike. Aty flinim, aty hanim, aty bëheshin edhe seminaret që na përgatisnin për atje ku po niseshim. Ǒdëgjonim në leksione, në një vesh na hynin e në tjetrin na dilnin. Ne të gjithë e kishim mendjen te vendi ku po shkonim. Bashkimi Sovjetik për ne ishte vendi më i bukur e më i pasur në botë. A do të na dilte i tillë apo do zhgënjeheshim? Ne hipëm në vaporin e madh rumun "Transilvania" dhe u sistemuam në kabina me krevate marinarë dykatëshe. Unë qeshë në kabinë me Petraq Pojanin dhe Mihallaq Zonja me Sotir Grekun. Sa u rregulluam, dolëm lart në bord dhe herë qëndronim në "bash", nga ku shikonim vetëm dy faret e hyrjes në portin me qiellin e errët, dhe herë në "kiç" nga ku mund të shihje njerëzit dhe makinat e pakta që ende vazhdonin të hynin si edhe qytetin pa drita të Durrësit. Bënte vapë, ndaj shkova në kabinë e hoqa këmishën, por nuk më lanë të hyja në mensë me kanotiere. Shkova prapë në kabinë dhe vesha pizhamet, por edhe kështu nuk lejohej të hynje për të ngrënë. Rëndësi kishte ushqimi që ishte shumë i mirë. Buka ishte e bardhë, kurse tre pjata me gjellë të ndryshme të vinin pas. Vetëm pjatën e parë të gjithë shqiptarët nuk e prekën. Ajo kishte vezë ikra peshku të kuqe, që për ne shqiptarët kishin aromë të pakëndshme…
Autobusët na çuan në hotel "Inturist" ku u ndamë nëpër dhoma. Aty gjetëm edhe bagazhet e ndara sipas dhomave të caktuara. Në apartamentin tonë zumë vend pesë veta, pa Petraq Pojanin. Shumë shpejt u bëmë gati dhe dualëm të gjithë për shëtitje në qytet. Njeriu i parë që pamë në rrugë ishte një sakat që lypte lëmoshë. Kjo na tronditi tej mase. "Pse, edhe në Bashkimin e lavdishëm Sovjetik paska lypsa e invalidë?!" - pyeti i shastisur Reshat Lleshi, biri i presidentit tonë Haxhi Lleshi. "Mos i thoni njeriu! As në letra mos shkruani!" - përfundoi Reshati që ishte bërë për t‘u ardhur keq. Vajtëm në postë për të nisur telegrame, por patëm probleme me ndërrimin e valutave që u zgjidh me zor. Në hotel u kthyem vonë. Aty para tij qëndronin disa vajza, që unë i përshëndeta: "Zdrastvujte!". Ato qeshën dhe shqiptuan të njëjtën fjalë. Ne u futëm brenda në hotel me kokën kthyer mbrapa. Mihallaqit nuk iu durua dhe me të hyrë në dhomë ma plasi: "Po ty nuk t‘u durua? Drejt e në zdravstvujte!" Sotiri iu përgjigj: "Po ti ç‘pate? Ai fundja ushtroi gjuhën!" Të gjithë ia plasëm gazit.
Të nesërmen, më 25 gusht i hipëm trenit dhe u nisëm për në Moskë. Të gjithë kishim etje, sidomos Thoma kolonjari. Ai shkoi me Nevruzin në hyrje të vagonit ku ishte një aparaturë epruvetash të mbushura me ujë. Thomai nuk duroi dhe piu ujin e tyre. Papritur erdhi fatorinoja dhe filloi të shajë sa mundej. Thomai iu përgjigj "Nje znaju" (Nuk e di). Fatorinoja me inat i foli: "Nje znaju, nje znaju!" Thomai u inatos "Nje znaju, posi!". Të gjithë ia plasëm së qeshuri, edhe fatorinoja që e kuptoi se kishte të bënte me të huaj. Pranë nesh ishte ulur një gjeneral rus që po kthehej nga Shqipëria pas shërbimit disavjeçar që kishte bërë. Ai na këshillonte të merrnim nga Rusia gjërat e mira që do shihnim dhe jo të këqijat…
Në Moskë mbërritëm më 28 gusht në mëngjes. Në stacionin Kievskaja na prisnin studentët korçarë që kishin ardhur për studime vite më parë. Ata na shoqëruan nëpër konviktet që na takonin sipas instituteve. Konvikti ynë ishte ende në ndërtim, ndaj na çuan në konviktin e Institutit Energjetik ku takuam Roland Maliqin, Niko Xhekën dhe bujtësin Drago Siliqi etj. Sa u rregulluam nëpër dhoma dolëm jashtë dhe u nisëm drejt qendrës. Moska deri tani nuk na kishte pëlqyer. Kurse në qendër gjithçka ishte magjike. Kremlini, Manjezhi, Sheshi i Kuq, lumi Moska të linin pa gojë. Këtej na shoqëroi Viktor Stratobërdha, studenti i shquar i Institutit Kinematografik. Ai na çoi dhe në kinema "Udarnjik" ku pamë filmin e parë. Pastaj na çoi në Universitetin Lomonosov, një nga godinat më të larta që ngrihej mbi kodrat e kryeqytetit. Tri ishin përshtypjet e para në ditën e parë të mbërritjes në Moskë: a) respektimi i radhës në stacionet e autobusëve, tramvajeve, trolejbusëve e metrove. Në to qëndronin në këmbë të rinj e të moshuar, djem e vajza, ushtarë e gjeneralë. Kush vinte i fundit qëndronte në fund të radhës. E njëjta gjë në radhët e blerjes së gazetave, librave apo ushqimeve; b) leximi i librave duke qëndruar në radhë, në këmbë apo ulur. Kështu kompensohej koha e humbur në udhëtime apo në radhët e ndryshme; c) respektimi i moshës brenda transportit urban. Vendi bosh u takonte të moshuarve dhe u lëshohej atyre automatikisht e vullnetarisht.
Unë u ktheva me Viktorin me metro dhe trolejbus. Në këtë të fundit m‘u kujtua ngjarja anekdotike që tregonin se si e kishte kapur kontrolli Viktorin pa biletë. Ai nuk e humbi toruan po i foli fatorinos duke qeshur e në një rusishte të kulluar: "Nuk më vjen keq se më kapët, po se do prish biografinë. Kam plot gjashtë vjet që udhëtoj pa biletë dhe kontrolli nuk më ka kapur asnjëherë!" Të gjithë pasagjerët ia dhanë të qeshurës dhe i luteshin kontrollit ta falte. Dhe kontrollori e fali duke qeshur edhe ai…
Më 3 tetor ra dëbora e parë. Për çudi sapo dualëm jashtë, shokët e mi shqiptarë filluan të rrëzoheshin në dëborë, kurse unë, jo! Kishte të bënte përvoja korçare. Ne muarrëm edhe patina me thika. Todi Bozo u rrëzua prapë dhe tha: "Aha, gjer këtu ka ardhur Skënderbeu!" dhe i hoqi patinat për të mos i vënë më kurrë. Unë i mbajta deri ditën kur në "katok", vendet e rrëshqitjes në akull, pashë një vajzë bionde të rrëzuar me dy gërshetat e prera nga thikat e patinave. Që atëherë patinat i vinja më rrallë në këmbë. Kisha qejf të këndonja. Një herë këndova me Todin i veshur me tuta sportive dhe njerëzit qeshën. Në atë koncert u njoha me Galën nga Fakulteti Ekonomik që nuk më ndahej. Më 2 nëntor për festën e 7 Nëntorit këndova me Paolin Gugën. Këtë radhë vesha kostumin e ri të qepur me stofin e Kombinatit të Tekstileve të sapoinauguruar në Tiranë. Edhe ky nuk i pëlqeu publikut, po i pëlqeu Galës. Vizat me krërka më bënin të dukesha para saj si amerikan! Ajo ndenji me mua gjithë mbrëmjen deri vonë. Kur u ndamë më tha se autobusët dhe metroja punonin deri më 1 të mëngjesit, por kjo nuk doli e vërtetë. Pas rrotullimeve të gjata u detyrova të merrnja taksi, e cila më kostoi 23 rubla, baras me ushqimin e dy ditëve.
Më 28-29 Nëntor ishin festat tona. Ato u festuan në sallën e bukur të Çajkovskit. Unë vesha kostumin e zi, ende të paveshur ndonjëherë. Kënduan Avni Mula, Mentor Xhemali, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas. Këndoi dhe Ansambli i famshëm Moisiejev i ushtrisë me këngë të shkëlqyera. Gjithë koncerti ishte mjaft i bukur. Na i bënë qejfin! Edhe autoritetet e ardhur ishin të nivelit të lartë. Unë kisha ardhur me një vajzë ruse bionde nga Saratovi, studente për aktore që çuditërisht kishte emrin Viktoria dhe kishte lindur si unë më 23 qershor 1937! E njohura ime e fundit mbeti shumë e kënaqur, si me mua, si me kostumin tim, si me mbrëmjen tonë. Por për çudi koincidenca e veçantë e emrit dhe ditëlindjes në vend të na afronte, sa vinte e na largonte. Dhe u desh vetëm një shkak banal që na ndau përgjithmonë.
1958
Erdhi letra e vonuar nga Helena Tronskaja. Letër e dashur, e dhimbshme dhe e sinqertë. Përshtypja e parë ishte ndjenja e largësisë. As unë nuk mund të shkoja në Zaporozhje, as ajo të vinte në Moskë. U deshën edhe disa letra të tjera që të dy ta kuptonim se lidhja jonë do të ishte e përkohshme. Korrespondenca e sinqertë do t‘i jepte fund kësaj lidhjeje pa dëmtuar asnjërin. Helena Tronskaja do të mbetej në kujtesën time si vajza më e bukur, me emër dhe mbiemër të papërsëritshëm…
1961
Me të mbaruar xhirimet e "DEBATIK"-ut u nisa për Korçë. Isha i ftuar në dasmën e Albertinës, vajzës së xhaxhait Loni. Në çardhakun ku vallëzohej, më zunë sytë një vajzë me fytyrë të bukur e trup të derdhur, që po rrinte vetëm, sikur e ndiente se dallohej për bukurinë e saj midis të tjerave. Me sa dukej më kishte shastisur se pas pak më afrohet një nga krushkat dhe më thotë: "Merre, more Floran të vallëzosh, se mbeti te shkallët!" Gjatë vallëzimit mora vesh se Flora ishte mësuese në fshatin Rëmbec, afër Korçës. Më bëri përshtypje që i pëlqente puna në shkollën e fshatit, sidomos vajtjet të hënave dhe kthimi të shtunave për të hyrë në "xhirot" e famshme të bulevardit të Korçës. I pëlqenin piknikët që organizonin në pyllin e fshatit, madje më ftoi fare natyrshëm të shkonja dhe unë të dielën e ardhme. Kur dhëndri me nusen po zbrisnin shkallët, u hodhën mbi kokët e tyre karamelet dhe monedhat tradicionale, Floras i ra në dorë një dylekëshe fatndjellëse. Kështu u njoha me gruan time të ardhme, të cilën e kam dashur shumë, shumë, shumë dhe ajo i është përgjigjur tërë jetën kësaj dashurie të madhe, duke më ndihmuar në profesionin tim që më mbante me ditë e net të tëra larg saj, në ekspedita xhirimi nëpër zona të thella dhe më vonë në udhëtimet e mia nëpër botë. Rrallë ndonjë grua tjetër do të kishte qenë kaq e urtë dhe e mirëkuptueshme me një burrë të vështirë si unë që, ndoshta gjenetikisht, kishte për idhull të tijin vetëm punën. Pas piknikut të mrekullueshëm të kaluar në pyll së bashku me shoqet dhe shokët e saj arsimtarë, si Lirika Angoni, Nica Kondili, çifti Xhumetiku, Piro Pengo etj., ditët e mia në Korçë u shkurtuan nga një telegram urgjent i n/drejtorit të kinostudios, Niko Koleka, që kërkonte kthimin tim të menjëhershëm në Tiranë. Sipas bisedës telefonike të po asaj dite, unë duhej të xhironja në Shkodër me regjisorin Gëzim Erebara filmin dokumentar "Migjeni", meqë operatori i caktuar, Hamdi Ferhati, kishte një problem familjar.
1963
Isha në Korçë me pushime. Tashmë marrëdhëniet e mia me Floran ishin në fazën e një dashurie të madhe, kur nuk të durohet sa të takohesh. Ato kishin kaluar në puthje të rrëmbyera herë rrugicave me kalldrëm e herë stolave të parkut "Rinia". Familja e vajzës e shqetësuar kërkoi një takim me mua, të cilin e pranova. Ata deshën një lloj garancie, ose një shpallje fejese, që të ishin të qetë para opinionit korçar. Unë u thashë se është ende shpejt për vendime të tilla, por i sigurova se jam njeri i ndershëm dhe jo mashtrues. Vërtet, si mund të mashtronja një vajzë kaq të çiltër e kaq të pastër? "Të deleguarit e posaçëm" u larguan disi të paqartë, por të qetë. Ajo shprehja "Jam njeri i ndershëm" çuditërisht kishte zënë vend…
1966
Më 3 prill lindi vajza jonë, Esteri. Flora u shtrua në maternitet para kohe, ndaj unë shkonja disa herë në ditë dhe pyesnja dr. Ilir Gjylbegun për gjendjen. Iliri gjithë humor më thosh se në maternitet nuk lind vetëm gruaja jote. Unë i përgjigjesha: "Ashtu është për ty, po për mua sot në gjithë botën lind vetëm Flora!" Kur kthehesha në shtëpi shikonja studentet dhe vajzat e tjera që hargaliseshin me njëra-tjetrën, ndërsa unë mendonja se ngado që të shkonin ato bukuroshe, aty do përfundojnë, në maternitet. Kur pas disa ditësh dolëm që atje dhe nëna ime mbante në duar Esterin e vogël, ajo m‘u duk shumë e bukur dhe me fytyrë të pastër. Qëlloi që atë ditë kaloi andej Hysen Hakani dhe si gjithnjë filloi të bënte humor: "Shikoni, mo kuqon! E ka bërë vajzën me letër kopjativ!" Unë putha Esin gjithë dashuri në faqkat rozë, pastaj putha Floran në të dyja faqet. Ajo më zuri dhe s‘më lëshonte edhe kur hipëm në taksi. Pyetja e parë e saj ishte për "Komisarin e dritës", ç‘bëhet me të, si duket, kur mbaron etj. "Taqo mezi po më pret në montazh! - iu përgjigja. - Thotë se filmi po na del shumë i mirë! Por sot është dita jote, gjithë ditën më ke në dispozicion". Ajo më pa me dyshim, po nuk foli.
Filmit ia dolëm mbanë. Ai u shfaq si premierë më 16 korrik 1966 në Rrëshen. Vetë reagimet e bujshme të shikuesve të shumtë si edhe të gazetarëve në shtypin e përditshëm, vërtetuan se ne e kishim fituar betejën e parë dhe më të vështirën. Ja dhe vlerësimet e shtypit: "Filmi ‘Komisari i dritës‘ erdhi si një notë plot optimizëm që gjallëroi edhe më shumë jetën artistike dhe i dha freski ekranit tonë... Ky sukses i Kinostudios hedh dritë të fortë mbi idenë e madhe se gjithçka e mirë dhe heroike, se liria dhe përparimi janë në radhë të parë fryt i luftës dhe i punës së popullit tonë, se për të ecur më përpara e për t‘u ngjitur një shkallë më lart duhet të mbështetesh në forcat e tua, në vendosmërinë dhe sakrificat e tua...". ("Mësuesi", 21 korrik 1965, Shpresa Kamani)... "Komisari i dritës" ka një logjikë të natyrshme në krejt thurjen e tij. Ai nuk vuan nga fragmentarizmi, të cilin e kemi vënë re në disa filma të tjerë artistikë të Kinostudios sonë... Filmi është një punë kolektive e pasionuar e gjithë autorëve të tij, që nga skenaristi, regjisorë-operatorët dhe pjesëmarrësit më të thjeshtë. Ai të ngjall një ndjenjë kënaqësie dhe të lë mbresa. Spektatori admiron punën me pasion e mjeshtëri artistike dhe profesionale të regjisorëve dhe operatorëve Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, të cilët na dhanë një film të ri me vlera të mëdha edukative dhe ideo-artistike. ("Drita", 24 korrik 1965, S. Afezolli).
Klubi i Kinostudios ato ditë gumëzhinte. Unë isha drejtuar për andej, kur shoh që doli i dehur si zakonisht grimieri Ll. K., i cili kishte namin e "sigurimsit". Papritmas ai filloi t‘i bërtiste një elektricisti: "O, Dule, pordha! Po ç‘mutin do ti që spiunon të tjerët, o derëzi? Lërmi, ore mua, që e kam profesion dhe paguhem për këtë punë!". Ja si ishin sigurimsat e pakët të Kinostudios! Ll., të cilin mezi e mbanin këmbët, më futi krahun dhe më uli në një fron të lulishtes, ku më foli me zë të ulët dhe aksent myzeqari: "Dëgjo, ré Ll. ti! Pse nuk hyn në Parti? Të gjitha konditat i ke! Dëgjo ré, do jesh më i mbrojtur, ré!" Kjo për mua ishte e papritur dhe nuk dinja si t‘i përgjigjesha. Në çast më erdhi në mendje një intervistë e gazetarit amerikan Shapiro bërë në Rusi dhe botuar në "New York Times" që ma solli përgjigjen në majë të gjuhës: "Dëgjo! Në Parti kanë hyrë disa njerëz shumë të mirë e të zotë dhe pastaj gjithë Dulet. Atje s‘ke me kë të rrish e të llafosesh mbarë e prapë!" Ll. u gjallërua: "Po ti mos rri me Dulen, po ja, me mua, Endrin, Abazin, Shkëlzenin..." "Që të përfundoj si Viktor Stratobërdha? Këtë do ti?", iu përgjigja unë menjëherë. Atij i doli e pira në çast dhe me gjysmë zëri, sytë e tij të çelët u përgjigjën: "Ke të drejtë! Nuk e mbrojtëm Viktorin!". Pas disa ditësh takoj pranë Kinofikimit Taqon, duke biseduar me shoferin Alfred Bonati, ish-portierin e mirënjohur të sportklubit "17 Nëntori" dhe Kombëtares tonë. Bonati me buzëqeshjen e vet karakteristike vazhdoi me sa duket bisedën e nisur me Taqon. "Ja, edhe ju shokë jeni, por jeni të ndryshëm!" Taqo buzëqeshi dhe tha: "Njëlloj jemi Fredi, njëlloj". Por Fredi nuk hiqte dorë. "Jo, jo! Ja ti Taqo, p.sh., je më polak, kurse Viktori është më rus!" Ai kishte kapur thelbin, Taqo ishte më "kontra" se unë. Në politikë ai shikonte më tej dhe gërmonte më thellë. Gjithë inteligjenca shqiptare, kush më shumë e kush më pak, në rrethe të ngushta bisedonte më çiltër dhe më me zarar. Kur takoheshim me Sotir Andonin për shembull, në shtëpinë e tij në Korçë, ose në atë të Laços në Dardhë, pasi bisedonim ca, i ktheheshim njëri-tjetrit: "Hajde të flasim një çikë kontra tani" dhe biseda e gjatë përfundonte te "Zëri i Amerikës". Ndaj u trondita pa masë kur mora vesh lajmin se Ismail Kadare dhe Ksenofon Dilo u bënë anëtarë të Partisë së Punës. Moshyrja në Parti e kuadrove të reja të kinematografisë, si e imja, e Anagnostit, Piro Milkanit, Shyqyri Sakos etj., iu jepte mbështetje më të rinjve për t‘iu përgjigjur pyetjeve provokative si ato që më bënte mua Ll. K., me shokë. Kjo e bënte kolektivin e Kinostudios më liberal e më të mbrojtur.
1980
Që në fillim të vitit, të dyve me Dritëro Agollin na u ngarkua të realizonim një dokumentar mbi jetën dhe veprën e Hysni Kapos, që mbushte 1-vjetorin e vdekjes. Për filmin kishte material të bollshëm, ku binte në sy dashuria për Vlorën, Tërbaçin dhe Mesaplikun. Interesante ishte edhe intervista e marrë për filmin nga Mehmet Shehu. Aty zotëronte krenaria për pjesëmarrjen e tij në luftën e Spanjës. Në këtë temë ai nuk bënte lëshime, domethënë ishte ai i pari pastaj të tjerët. Gjatë intervistës Mehmeti përdorte disa fletë të shkruara që ai i qëmtonte nga sirtari i tavolinës. Aty pranë, nga fundi i intervistës, Kryeministri vuri re elektricistin tonë, Hysen Milla, dhe i pëshpëriti ngadalë, por i vendosur: "Pe, ç‘pe këtu, harroi te pragu i derës, përndryshe...". Filmi "Besniku i Partisë" doli interesant dhe u prit mirë si në premierë, ashtu edhe në shtypin e ditës…
****
Këto ditë që po i mbyll kujtimet e mia, duke ua diktuar ato vëllait tim Thanasit dhe Todos, që mori përsipër redaktimin dhe plotësimet e nevojshme, më shumë se kurrë e ndiej që kam qenë një rob i punës. Ajo ka thithur çdo qelizë artistike brenda meje. Një rob i lumtur. Por kam qenë edhe një njeri i lumtur. Dhe këtë ia kushtoj gruas sime, Floras, vajzës Ester dhe nipit Poli, ose më saktë djalit tim, që më mungoi. Puna më ka bërë një bashkëshort të vështirë. Kjo mund të vërehet edhe në kujtimet e mia, ku familjes, intimitetit të saj, dashurisë që më ka rrethuar, i kam kushtuar pak vend, sepse si ndodh shpesh, kam menduar me xhelozi se ato më përkasin vetëm mua. Kështu, e dhashë prapë "provën" e robërimit prej punës, prej filmave që kam bërë, prej detyrave shoqërore e shtetërore që më është dashur të përmbush. Madje, edhe kur më kanë pyetur se çfarë pengu më ka mbetur në jetë, përsëri atë e gjeta te puna: "Një film për Sandër Prosin", thashë. E çmoja mbi të gjithë këtë aktor dhe njeri të madh.
Në përvjetorin tim të 70-të, m‘u dhanë dy vlerësime që më mbushën me gëzim mua dhe familjen time. Ato ishin "Personalitet i shquar i Qarkut të Tiranës" (2005) dhe "Qytetar Nderi" i Korçës. Këto, si dhe dokumentari që u realizua për mua prej regjisorit Esat Teliti, fjalët e ngrohta e të frymëzuara të bashkënxënësve të mi të shkollës së mesme në ceremoninë e 70-vjetorit, Flora Titanit e Rozmari Mitaces, të kolegëve të artit Maks Velo, Dhimitër Orgocka, Mevlan Shanaj, Ilia Terpini, Azis Karalliu e të tjerë, vlerësimet e kolegëve të tjerë në hyrje të albumit fotografik, paragrafë të të cilëve dëshiroj t‘i vendos në mbyllje të këtij libri, më mbushën me forca të reja për të mposhtur sëmundjen e rëndë. Ju jam mirënjohës shumë njerëzve, miqve, shokëve, kolegëve. Por mirënjohjen time më të madhe e mbaj në zemër për Floran, gruan time. Ajo ka qenë LUMTURIA ime. Pa përkujdesjet e saj, pa urtësinë e mirëkuptimin e saj, pa qetësinë e ngrohtësinë shpirtërore që më dha në çdo çast të jetës, në të mirë e në të keq, pa durimin e saj që më bënte të ndihesha i qetë gjatë ekspeditave të gjata të xhirimeve, më kryesorja pa dashurinë e saj, nuk e di nëse do të isha ky që jam. Flora ime, dashuria e madhe e jetës sime, nuk do të rresht pa e përsëritur deri në frymën e fundit se të kam dashur shumë, shumë, pafundësisht shumë. Esteri dhe Poli kanë qenë GËZIMI i madh i jetës sime. Esteri u përshtat më shpejt se ne të gjithë me kohët e reja që erdhën. Ajo dha provat e një personaliteti të pavarur, të fortë e kurajoz dhe u integrua në Itali fare mirë si menaxhere në botën e biznesit. Kemi qenë larg, por asnjëherë nuk jemi ndier të larguar. Kur u desh që të bëja një operacion të vështirë para tre vjetësh, ajo u bë copë që të më gjente klinikat dhe kirurgët më të mirë të Romës. Jam krenar që rritëm një vajzë, e cila ecën fort me këmbët e veta, duke qenë njëherit edhe një nënë shembullore për Polin, i cili, tashmë djalosh i rritur, nuk i kërkon më gjyshit t‘i kapë zhuzhakë të gjelbër që t‘i rrotullojë në spango. Ndiej të shumëfishuar gëzimin kur Esteri më thotë se ai ka një përparim e disiplinë shembullore. Mirënjohje të jashtëzakonshme meriton edhe vëllai im, Thanasi, i cili la familjen në SHBA për të më shërbyer mua dhe Floras, kur kaloi edhe ajo probleme të vështira shëndetësore. Ishte për mua infermieri, sanitari, kuzhinieri, njeriu që bëri një sakrificë që rrallëkush do ta kishte bërë. Mirënjohje edhe për shumë të afërt të tjerë që më janë gjendur pranë, sidomos Mevlanit e Natashës, motrës Margarita dhe Piros, bashkëshortit të saj, Fredi Tashkos, Piro Milkanit, Taqo Anagnostit, Esat Ibros, Zhani Cikos, Llazi Serbos, bashkëshortes së Todos, aktores Mirjana Deti, që më sillte karafila, drejtorit të "TOENA"-s, Fatmir Toçi, që mori përsipër botimin e kujtimeve të mia dhe dhjetëra miqve të tjerë.
Kam thënë se e kam përmbushur misionin tim, ndonëse kisha shumë plane. Por jeta s‘mund të jetë veçse një fragment i ëndrrave të njeriut.
Tiranë, 8 janar 2009