Viktor Gumi: Ramës po i ikin grevistët, zbori përmes çadrave të fushimit, shfaqja më qesharake e teatrit ambulant
Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi deklaroi dje se ‘greva e urisë’ që Edi Rama i ka faturuar deputetëve dhe simpatizantëve socialistë në bulevard, është thjesht një shfaqje e turpshme teatrale. Deputeti Gumi theksoi se ditët e fundit Edi Ramës i janë larguar prej çadrave pa leje një numër i konsiderueshëm grevistësh, ç’ka do të thotë se askush nuk pajtohet me këtë formë dhunimi. “Para 16 ditësh Edi Rama ka urdhëruar fillimin e zborit. Kampit të refugjatëve apo fushimit në çadra i mungon vetëm një element thelbësor, transparenca.
Deputetët e çadrave që nuk kanë vënë gjë në gojë për 16 ditë resht - siç thotë kryetari Rama - kanë filluar së fundmi me leje dhe pa leje të ikin nga çadra e zborit.
Zbori që zoti Rama i ben deputeteve ne çadrën e fushimit dhe para ish zyrave të Komitetit Qendor është shfaqja më qesharake që një trupe teatrale mund të verë në skenë”- u shpreh deputeti demokrat, Viktor Gumi.
Sipas tij, bllokmenët e rinj duhet të heqin sytë nga zyrat e babit. “Këto zyra nuk mund të merren pa vënë gjë në gojë apo me para në dorë që ju jepen zboristëve në çadra”, deklaroi më tej ai.