E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktoria Bekam, i ofrojnë të dizajnojë një hotel

Viktoria Bekam thuhet se është në bisedime për të dizajnuar një hotel luksoz në Dubai, pasi pronari i hotelit i ka shkruar një e-mail personal duke i kërkuar ndihmë rreth projektit. Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed Bin Rashid al-Maktoum, është takuar me ish-anëtaren e “Spice Girls” vitin e kaluar gjatë kohës sa ajo ishte në pushime në këtë vend së bashku me burrin e saj Dejvid Bekam. Ai raportohet se i është drejtuar asaj duke i kërkuar të bashkohet me disenjatorin Karl Lagerfeld për të krijuar një resort të ri, që do të ndërtohet në ishullin Isla Moda. Por Viktoria thuhet se ende është duke menduar nëse do ta marrë përsipër këtë punë, pavarësisht se i janë ofruar 40 milionë dollarë.

27 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›