E Diel, 1 Nëntor 2026

Cauvin, “Ambasador i kitarës klasike” në Akademinë e Arteve

Në vijim të stinës koncertore të sezonit të “Klasik” ditën e premte në mbrëmje në skenën e Akademisë së Arteve do të zhvillojë një koncert kitaristi i njohur Thibault Cauvin. Programi i këtij koncerti i ofron spektatorëve një udhëtim përmes tingujve të kitarës me në zë të artistit Cauvin. Gjatë programit do të luhen pjesët Sarlati dhe Domenicio.
Ky koncert jepet në kuadrin e edicionit të 10-të të sezonit koncertor ndërkombëtar i muzikës “Klasik”. Sezonet koncertore ndërkombëtare të muzikës organizohen nga shoqata kulturore “Syri Blu’ dhe shoqata “Miqtë e Muzikës”. Kalendari pesë mujor (2009-2010) i këtij aktiviteti përmban shfaqje të ndryshme të muzikanteve nga shumë vende të botës si Franca, Italia, Zvicra, Çekia, Gjermania, Shqipëria, Spanja, Rusia, Austria, Hungaria dhe Izraeli. Thibault Cauvin, pasardhës i një familje muzikantësh dhe fitues i 13 çmimeve unik në mbarë botën, është padyshim një nga kitaristët më të talentuar, karizmatik dhe është një ndër kitaristët më të kërkuar. Thibault Cauvin ka udhëtuar nëpër botë me kitarën e tij, ka marrë pjesë dhe ka qenë i ftuar në festivalet më prestigjioze dhe koncerte sallë. Midis Nju Jork dhe Singapori, San Paolo dhe Stamboll, Londër dhe Melbourne, muzikën e tij ai ndan me ne. Ky talent i ri ka luajtur tashmë më shumë se 600 koncerte në çdo kontinent, të pranuar unanimisht nga kritiku dhe paraqitur si “ambasador i kitarës klasike”. Ai ka marrë pjesë edhe në shumë TV dhe programe radio dhe bashkëpunuar me muzikantë të famshëm, kompozitorë dhe orkestra simfonike. Pavarësisht moshës së tij të re, Thibault është i ftuar rregullisht nga conservatories më prestigjioze, universitetet dhe festivalet nëpër botë për të dhënë master-klasa, ligjëratat ose për të gjykuar konkurse.

Në qendër të një konference “Gjendja e artit bashkëkohor në Shqipëri”

Ditën e premte do të zhvillohet konferenca me temë “Gjendja e artit bashkëkohor në Shqipëri: zhvillimet e ardhshme”. Kjo konferencë do të zhvillohet në kuadrin e mbylljes të ekspozitës të përvitshme “Onufri” dhe do të shërbejë për të bërë një reflektim, një analizë dhe vetë-kritikë për gjendjen e artit bashkëkohor në Shqipëri, në mënyrë që të thellohet debati në lidhje me këtë çështje. Në panelin e pjesëmarrësve do të marrin pjesë, përfaqësues të institucioneve kulturore, kuratorë arti, artiste, ekonomistë, menaxherë, kritikë, filozofë. Argumentet që do të trajtohen: 1. Ekspozita Onufri: Historia dhe momentet kyçe: Roli i kuratorit. 2. Kush e vlerëson artin bashkëkohor në Shqipëri dhe për çfarë qëllimesh: Artisti dhe shoqëria (diskutime). 3 Arti Shqiptar në panoramën artistike Europiane.4. Prodhimi dhe promovimi i artit bashkëkohor si faktor zhvillimi territorial. 5. Sponsorizimet: Financimet alternative. Kjo nismë do të ndërmerret nga “ArtKontakt”, e cila është e njohur në aktivitet, që ajo zhvillon në fushën e artit.

27 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›