Naomi Kembëll, Venera e Zezë, së shpejti vesh fustanin e bardhë
Naomi Kembëll po merr leksione intensive në Rusi për t’u ushtruar për t’i thënë “po” në altar, të dashurit të zemrës Vladisllav Doronin. Top modelja dhe miliarderi duket se i janë afruar “zonës së martesës” edhe pse lajmi për këtë ngjarje është dhënë që në gushtin e shkuar. Këtë herë, burime pranë çiftit flasin për revistën gjermane “Bunte”. Një gjë pozitive duket edhe transferimi përfundimtar i Naomit në shtëpinë e të fejuarit në një lagje elegante të Moskës. Ky vend është ndërtuar posaçërisht për njerëzit e pasur dhe kudo syri të sheh vila të mrekullueshme luksi dhe për këtë Venera e Zezë thotë: “Kur Vlad më kërkoi të transferohesha te ai, nuk u mendova dy herë”. Çifti është bashkë prej më se një viti. Ata janë njohur në një festë të “Dolce e Gabbana” në përfundim të Festivalit të kinemasë në Kanë.
27 Janar 2010