Viktoria Bekam ngushëllon për ndarjen Sheril Kol
Viktoria Bekam mësohet po e mbështet maksimalisht mikeshën e saj Sheril Kol për periudhën e vështirë që po kalon. Sipas gazetës “The Mirror”, Bekam ia ka shprehur “ngushëllimet” e saj këngëtares në një mbrëmje të organizuar së fundmi nga Elton Xhon.
“Kam shumë simpati për Sheril. Zemra ime është për të, edhe si femër edhe si një person që është në qendër të vëmendjes. Ndjej shumë për të, është një situatë e tmerrshme, por ajo është fantastike, një femër e fuqishme dhe do t’ia dalë”, ka thënë Bekham, mbase duke sjellë ndër mend edhe episodet e hidhura të së shoqit. Kol kohët e fundit u nda nga burri i saj, futbollisti Eshli Kol pas supozimeve se ai e kishte tradhtuar atë me një numër femrash.
10 Mars 2010