E Diel, 1 Nëntor 2026

Elisabeta Gregoraci, seksi edhe 9 muajshe shtatzënë



Për pak ditë do të bëhet nënë për herë të parë dhe në këtë moment nuk ëndërron gjë tjetër veçse të shtrëngojë në krahët e saj vogëlushin. Bëhet fjalë për Elisabeta Gregoracin, bashkëshorten e Flavio Briatores, e cila është 9 muajshe shtatzënë dhe me disa kilogramë më tepër flet për revistën “Gente”: “Gjithmonë kam ngrënë atë që më ka pëlqyer. Çokollatë, pica spageti”. Ajo gjatë kësaj periudhe po përgatitet emocionalisht për lindjen dhe impenjohet maksimalisht që të shikojë filmime në lidhje me këtë çështje. Tepër i entuziazmuar duket edhe Flavio, i cili shprehet: “Është një emocion i fortë. Me zor po pres momentin kur të bëhem sërish baba”. Eli thotë për bashkëshortin e saj se sa herë që i flet për fëmijën, i shkëlqejnë sytë. Briatore ka edhe një vajzë pesë vjeçare me top modelen Heidi Klum.

10 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›