E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktoria bëhet “nuse indiane”



Edhe pse karriera e saj është ndalur që nga ndarja e grupit “Spice Girls”, Viktoria Bekam vazhdon të kërkohet për kopertina dhe shërbime speciale. Bashkëshortja e futbollistit që së shpejti do të transferohet në Milan, në muajin nëntor do të jetë në kopertinën e edicionit indian të revistës “Vogue”. Një veshje elegante e këtij vendi dhe një bizhuteri tipike në ballë, Viktoria duket më në formë se kurrë. Por ku shkoi krehja e çrregullt dhe pamja agresive. Humbën poshtë një veshjeje që e bën të duket akoma më seksi dhe më femër se kurrë. “Më ka pëlyer gjithmonë të guxoj përsa i përket imazhit”,- ka deklaruar ish pjesëtarja e grupit “Spice Girls”. Por këtë herë nuk ka gabuar dhe pavarësisht fiksimit për të veshur taka të larta dhe minifunde. Pamja si nuse indiane i shkon vertet shumë. Por çfarë mendon Dejvid për këtë transformim të bashkëshortes së tij “pikante”? Shpresojmë që ky shërbim në versionin “nusja indiane” të jetë një tentativë e mbarë. Mesa duket, nisja e futbollistit për në Milano nuk u mirëprit nga Viktoria, e cila është mjaft e zënë me jetën mondane të Los Anxhelosit.

Bejonse, 7 kg më tepër për Eta Xheims
Shton në peshë për filmin “Cadillac Records”

Për një si ajo që gjithmonë ka pasur një fizik statuje si armë joshjeje, nuk duhet të ketë qenë aspak e lehtë, por për emergjenca artistike bëhet kjo dhe shumë të tjera. Bejonse i thotë lamtumirë linjave perfekte dhe shton 7 kilogram për të hyrë tërësisht në brendësi të mbretëreshës së Xhazit, Eta Xhejms në filmin “Cadillac Records”. Ish-liderja e grupit “Destiny’s Child” po përgatitet të nxjerrë albumin e tretë si soliste pas albumeve: ”I Am... Sasha Fierce” dhe “I Am Beyoncé”. Ishte shumë më e thjeshtë sesa m’u desh që të bija në peshë për “Dreamgirls”,- ka deklaruar këngëtarja. Ishte viti 2006 kur asaj iu kërkua të humbiste peshë për të interpretuar në rolin e Dena Xhouns film ku i përpunuar nga një shfaqje muzikore e Brodueit. Sot situata është e kundërt: për të shtuar në peshë Bejonse mundet të shijojë kuzhinën duke u thënë kështu lamtumirë ushqimeve të shëndetshme dhe racioneve mikroskopike. Imazhet e para që vijnë nga rrjeti paraqesin një Bejonse me forma të përkryera. “Cadillac Records” rrëfen historinë e legjendave muzikore që nisën nga rrugët e Çikagos dhe bënë të ëndërronin Amerikën e viteve 50: Mudi Uoters, Eta Xheims dhe Çak Berri. “Ky është një prej interpretimeve më të thella që më është dashur të luaj”,- ka pohuar Bejonse. Mbase nuk isha aq e pjekur ose në lidhje me veten time për të bërë këtë rol”,- ka shtuar ajo.

26 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›