E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Paçino urren orёt e zgjatura tё punёs



Aktori fitues i çmimit Oskar, Al Paçino, dёshiron qё orёt e tij qё i kalon nё xhirime tё zvogёlohen pasi si pasojë e qëndrimit të tepërt në këto ambjente ai është gjithmonë i lodhur. “Nuk mendoj se orёt e gjata tё punёs janё tё mira për ekipin apo aktorёt. Por edhe kёrkesa pёr t’i shkurtuar orёt, nuk mё jep pёrparёsi nё raport me producentёt”,- ka thёnё aktori. Legjenda e Hollivudit sё fundi ka bёrё tё ditur se do tё punojё sёrish me Robert De Niron, pas suksesit tё filmit tё tyre tё pёrbashkёt, “Righteous Kill”, mё herёt gjatё kёtij viti.

Zeta-Xhons do të luajë Kleopatrën
Kethrin Zeta Xhons ka marrë “paradhënie” për të luajtur mbretëreshën egjiptiane Kleopatra në shfaqjen muzikore spektakolare që do të realizohet në 3D. Me regjinë e fimit do të merret fituesi i Oskarit, Stivën Soderberg, ndërsa rolin e të dashurit të Kleopatrës, Soderberg dëshiron t’ia ofrojë Hjug Xhekmanit. Temën muzikore të filmit do ta realizojë grupi i rrokut “Guided by Voices”, ndërsa skenarin e filmit realizmi i të cilit do të kushtojë 30 milionë dollarë e ka shkruar Xheims Grir, ish-basisti i grupit “Guided by Voices”.

Vritet nëna dhe vëllai i Hudson
Nëna dhe vëllai i aktores Xhenifer Hudson janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në Ilinois njoftojnë mediat amerikane. Vrasja ka ndodhur pas mesnate në pjesën jugore të qytetit, ndërsa viktimat nuk janë identifikuar ende nga ndonjë familjar, mirëpo policia beson se bëhet fjalë për Hudsonët, pasi prifti i kishës ku shkonte nëna e aktores kishte thënë se njëra nga viktimat është nëna e Xhenifer, Darnell Hudson Donerson, ndërsa trupi tjetër i takon një mashkulli i cili besohet të jetë Xhejzën Hudson. Trupat e viktimave janë gjetur në shtëpi nga një person i cili ka thënë se është fqinji i tyre. Njoftohet se policia është duke kërkuar edhe një të zhdukur i cili është një djalosh shtatëvjeçar, i cili besohet të jetë nipi i Hudson, Xhejzën King, për të cilit thuhet se ose është rrëmbyer ose është vrarë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

26 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›