E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila: Në Shkodër shkojmë për rezultat

Mesfushori i bluve, Emiljano Vila, shpreson në një rezultat sa më të mirë në Shkodër, për ta arritur më pas kualifikimin në Tiranë. “Është një takim i cili na favorizon disi, sepse ndeshja e parë është jashtë dhe e dyta në Tiranë. Ne do të mundohemi që të fitojmë ose të marrim një rezultat sa më të mirë në Shkodër dhe më pas të shohim se çfarë mund të bëjmë në Tiranë për t’u kualifikuar në finale. Ne sytë i kemi drejtuar te trofeu, sepse i jemi përveshur të gjithë punës. Mendoj se nesër (sot) do të bëjmë më të mirën dhe unë kërkoj të shënoj, pasi këtë nuk e bëra ditën që kisha ditëlindjen.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›