E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vildanja, s'ka durim

Modelja shqiptare e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vildane Zeneli, vazhdon të realizojë projekte të reja në modelim e muzikë.

Ajo ka përfunduar regjistrimin e shumicës së këngëve, që pritet të publikohen në albumin e saj të parë muzikor.
Sipas Vickyt, bëhet fjalë për muzikë ''shumë të mirë'' , ndërkohë që ajo mezi s'po pret publikimin e materialeve të reja, që i vlerëson shumë ''të veçanta''.

Zeneli po realizon videoklipin e singlit të parë, me të cilin do të debutojë në tregun muzikor amerikan. Ajo ka publikuar fotografi të reja nga prapaskenat e xhirimeve, që na bëjne të kuptojmë se modelja shqiptare do të ketë paraqitje të veçantë në videon e ardhshme.  /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›