E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa rehatohet në Barcelonë

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:13

Ylli i Barcelonës, David Villa ka pranuar se tani mund të përqendrohet në lojë, pasi nuk është më në qendër të spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit.

Sulmuesi spanjoll thuhej se mund të kalonte në Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid para se Barcelona të siguronte shërbimet e tij nga Valencia gjatë verës së kaluar. 29 vjeçari ka shënuar 15 gola në La Liga për gjigantin katalan.

“Isha mësuar me tregimet se do të shkoja në Angli. Tani ato janë larguar dhe mund të hyj në fushë pa spekulime, me të cilat është dashur të ballafaqohem më parë”, tha Villa për The Independent.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›