Franca ngrin bonuset e Europianit për lojtarët
Shpërblimet për arritjen në çerekfinale mund të mos shpërndahen, teksa 4 lojtarë do të dalin para komisionit të disiplinës
Çdo pjesëtari të përfaqësueses së Francës, e cila u mund 2-0 nga Spanja, i takonte një shpërblim prej 100,000 eurosh për shkuarjen deri në çerekfinale të turneut. Por pas përçarjes dhe zënkave të brendshme si dhe disiplinës së dobët që u pa gjatë këtij Europiani, presidenti i federatës Noel Lë Graet ka thënë:
“Të gjitha bonuset e skuadrës së Francës në Euro 2012 janë ngrirë. Është para e bllokuar, e cila mund të shpërndahet ose jo.” ” Lë Graet ka shtuar se katër lojtarë të përfaqësues duhet të shpjegojnë sjelljen e tyre gjatë turneut në Poloni dhe Holandë.
“Katër lojtarë do të dalin përpara komitetit disiplinor: (Hatem) Ben Arfa, (Jan) Mvila, (Samir) Nasri dhe (Zheremi) Menez”, ka thënë Lë Graet pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv, një organizëm që nuk mund të imponojë ndëshkime.
“Lojtarët duhen ndëshkuar, por unë nuk dua ti bëj ata viktima të Europianit. Sanksionet financiare janë të detajuara në statute dhe pezullimet e mundshme për çështjet përkatëse do të shihen në pajtim me rregulloren.”
Nasri abuzoi verbalist ndaj një gazetari të agjencisë AFP pas humbjes kundër Spanjës dhe u pa si një lojtar negativ, kurse Ben Arfa pati një zënkë në dhomën e zhveshjes me trajnerin Loren Blank, i cili dha dorëheqjen pas turneut.
Menez i bërtiti një gjyqtari dhe i bëri me shenjë portierit dhe kapitenit Hugo Loris që ta mbyllte gojën gjatë ndeshjes me Spanjën. Jan Mvila nuk i dha dorën Blankut dhe as zëvendësuesit të tij, Olivier Zhirud.