Leotrim Gashi: Ajo çfarë të jep fanella kuqezi, ndjehet, nuk shprehet
Futbollisti i Shpresës në rrëfimin e tij tregon për hapat e para në futboll, si dhe pjesëtar i U-21, kërkon që Kombëtaren A ta meritojë me lojrat e tij
Legjionari i fundit që ka debutuar me kombëtaren U-21 të Shqipërisë , është mesfushori AJ Auxerre (B), Leotrim Gashi. Peripecive të mërgimit, ashtu si shumë familje shqiptare, edhe familja e Leotrimit, me origjinë nga Prishtina, nuk ka mundur që tu shpëtojë. Leotrimi ka lindur në Neushatel të Zvicres.
Dy vite pas lindjes së Leotrimit, në vitin 1993, familja e tij kthehet në Kosovë, nga ku më pas në vitin 1998 si pasojë e luftës, ata detyrohen të shpërngulen në Gjermani, për tu rikthyer vetëm dy vite më vonë përsëri në Kosovë.
Viti 2003 është vendimtar për Leotrimin, pasi ai së bashku me familjen e tij marrin edhe një herë rrugën e mërgimit, dhe vendosen në Francë aty ku edhe tani jetojnë e veprojnë.
Leotrim Gashi është një nga prurjet më të reja që ka bërë FSHF, ku kosovari është pajisur me pasaportë dhe nënshtetësi shqiptare dhe është pjesë e ekipt Shpresa, që drejtohet nga trajneri Skënder Gega.
Në një bisedë për portalin Asport.info, Leotrimi rrëfehet në detaje për jetën e tij private, karrierën futbollistike, si dhe për simpatinë e madhe ndaj Tifozave Kuq e Zi.
Ku dhe kur nisi karriera juaj futbollistike?
Pas luftës së Kosovës, në vitin 2000, kam nisur të merrem aktivisht me futboll profesionist në klubin e futbollit Ramiz Sadiku të Prishtinës, për trajner atë kohë kisha Gazmend Halitin, i cili tani është trajner në ekipin e Prishtinës.
Si erdhi puna që ju bashkove një klubi të famshëm siç është Auxerre (Okser)?
Në të vërtetë unë isha duke bërë një stërvitje me një klub afër qytetit të Okserit, dhe një ditë drejtori i shkollës së futbollit të AJ Auxerre, mu afrua dhe më pyeti nëse kisha dëshirë të iki të luaj me Okser, dhe përgjigja skishte si të ishte ndryshe përveç pozitive.
Më pas ata më premtuan kontratën, për të cilën deri në ditët e sotme e kanë zbatuar pikë për pikë. Të them të drejtën nuk ishte aspak e lehtë, sidomos për mua si shqiptar nga një vend tjetër të akomodohesha dhe të përshtatesha me punën që bëhej aty.
Punoja dy herë më shumë sesa futbollistët e tjerë, vetëm e vetëm që ta meritoja vendin, dhe besoj ja kam arritur ta fitoj respektin e shumicës, deri në atë pikë sa ata tani më thërrasin, Le jeune Cana ( Cana i ri) .
Ndonjë ofertë në këtë afat kalimtar, apo do i mbetesh besnik Okserit?
Ka klube që janë interesuar për shërbimet e mia. Pa dashur të përmend emra ato janë nga shtete si Gjermania, Zvicra, Austria dhe Franca. Me Okserin jam në vitin e fundit të kontratës, pavarësisht dëshirës së tyre që të rinovoj kontratën, unë mendjen nuk e kam më në Francë, por diku tjetër
Jeni anëtar i Kombëtares U-21, si e prite ftesën e Kombëtares Shqiptare për herë të parë?
Ishte një ditë e zakonshme sikur të tjerat, në mëngjes po bëhesha gati për ushtrime, ku trajneri më thërret ne telefon dhe më thotë se duhet ta takoj para stërvitjes.
E vërteta ishte se stafi dhe lojtarët kishin përgatitur befasinë, dhe posa hyra unë në stadium ata filluan të duartrokasin duke ma uruar ftesën e Kombëtares. Ishte një ndjenjë e paharrueshme dhe e pabesueshme njëkohësisht ajo që po ndodhte.
U gëzova pa masë dhe vetëm ai që e ka provuar e di për çfarë emocioni bëhet fjalë, thjeshtë është diçka që nuk përshkruhet, por vetëm ndjehet, edhe unë vetëm e ndjeva. Raportet me stafin dhe lojtarët e kombëtares U-21 janë jashtëzakonisht të mira, gjithçka është e përkryer mikpritja, ambientimi, serioziteti i punës dhe gjithçka tjetër.
Raportet më të mira i keni me…?
Njihem me të gjithë lojtarët, nuk do të doja ta veçoja dike më tepër, por më Mërgim Brahimin dhe me Shpend Matoshin, kam raporte më të afërta, sepse e kanë karakterin si timin. Pastaj këtu hynë edhe humoristi i Kombëtares U-21, Alfred Deliallisi, që me humorin e tij na bënë më të shkurta udhëtimet që bëjmë.
Ju tani jeni 20 vjeç, a prisni së shpejti një ftesë nga De Biazi për Kombëtaren A?
Edhe pse i kam mbushur 20 vjeç ende duhet punë për Kombëtaren A, dhe për këtë unë jam shumë i vetëdijshëm. Trajneri De Biazi për momentin e ka një listë të lojtarëve dhe nëse një ditë do të më llogariste edhe në mua, do isha shumë i lumtur. E imja është që me lojëra të mira, qoftë me ekipin, qoftë me Shpresat të meritoj vendin edhe në Kombëtaren A pse jo?
Për Ju cili ëhstë futbollisti model?
Unë nuk luaj vetëm në një pozicion, luaj në shumë role. Nëse në ndonjë ndeshje luaj mbrojtjes i majtë, atëherë e kam në mendje Patrice Evra, dhe nëse luaj si mesfushor i majtë, atëherë mendoj për Arjen Roben, që të dy luajnë me këmbën e majtë. Por modeli i çdo futbollisti shqiptar padyshim është i madhi Lorik Cana.
Diçka për në fund ndonjë përshëndetje apo porosi?
Në fakt do të doja ti përshëndesja të gjithë Tifozat Kuq e Zi dhe i falënderoj nga zemra për atë çfarë ata japin për neve, për Kombëtaren.
Janë të jashtëzakonshëm, ata nuk pushojnë që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj dhe kjo na bënë të ndihemi mirë, dhe të japim jo 100% por 120 % nga vetja jonë.
Mbushesh emocionalisht kur sheh, se pavarësisht rezultatit, ata spushojnë, por të përkrahin e të përkrahin deri në pafundësi. Jam krenar që kombëtarja e zemrës sime ka në gjirin e saj tifozë, siç janë Tifozat Kuq e Zi.
Shkodran Mustafi kërkon një vend në formacionin bazë
Mbrojtësi Shkodran Mustafi synon të bëhet futbollist i ekipit bazë te Sampdorias, që këtë edicion do të garojë në Serie A. 20-vjeçari Mustafi të hënën për “hr-online.de”, ka thënë se do të mundohet të paraqesë një formë të lojës së tij, në mënyrë që ti përshtatet.”Më mbetet të bëjë një zbulim të madh për t’u përshtatur tek Sampdoria dhe të zë një vend në ekipin bazë”,- ka thënë Mustafi.
“Sampdoria është një klub i madh dhe në moshën time të arrijë një kontratë të mirë nuk është aspak e lehtë,”- u shpreh mbrojtësi Shkodran Mustafi. Mustafi te Sampdoria u transferua në janar të këtij viti nga skuadra angleze, Everton. Me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin 2016.
Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, sot takohet me presidentin e FIFA-s
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, të mërkurën, më 4 korrik, do ta zhvillojnë një takim me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sep Blater, si dhe me bashkëpunëtorë të tij.
Me ftesën e presidentit Blater, ky takim do të zhvillohet në selinë e FIFA-s, në Zyrih të Zvicrës. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë sekretari Salihu për mediat kosovare.
Në këtë mbledhje do të bisedohet kryesisht për çështjen e ndeshjeve miqësore, ka thënë Eroll Salihu për EXPRESS, duke treguar se po ashtu do të preken edhe tema tjera me rëndësi për futbollin kosovar
Më saktësisht, në këtë takim pritet të bisedohet për modalitete, respektivisht nëse përfaqësueses do ti lejohet që ti luajë ndeshjet miqësore vetëm në Kosovë apo vetëm jashtë saj. Ndërkohë, FIFA do të diskutojë për modalitetet e miqësoreve më 17 korrik në mbledhjen e saj të radhës.
Tapi dhe Shkëndija barazojnë në shtëpi ndaj Portadaunit
Mesfushori 19 vjeçar i ekipit Shpresa, Gjelbrim Taipi, është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, e cila dje k