Villas Boas ka frikë nga Mourinho

Presidenti i Portos, Pinto da Costa thotë se menaxheri i ri i Chelseas, Andre Villas-Boas frikësohet nga Jose Mourinho.
Da Costa shkoi aq larg sa që tha se ish trajneri i ekipit të tij u largua nga Portugalia, ngase nuk besonte se mund t’i kapte arritjet e ‘Special One’ me Porton. Mourinho e fitonte Kupën UEFA në vitin 2003 dhe Ligën e Kampionëve në atë 2004.
“Villas Boas kishte frikë nga hija e Jose Mourinhos. Ai kishte kompleks dhe gjithmonë mendon për fantazmën e Mourinhos. Ai kishte frikë se nuk und t’i fitojë së bashku Kupën UEFA dhe Ligën e Kampionëve me Porton”, deklaroi Da Costa për të përditshmen ‘O Jogo’.
75 vjeçari po ashtu zbulon se Villas-Boas ishte i brengosur se sa do të ndikonte në reputacionin e tij një humbje e thellë nga Barcelona në Superkupën e Evropës.
“Në bisedën që kishim, unë i thash: A po brengosesh se do t’i pësosh 3-4 gola nga Barcelona? Ai m’u përgjigj: Nëse pësojmë 3-4 gola nga Barcelona dhe nëse kam eksperiencë të keqe në Ligën e Kampionëve, askush nuk do më donte më këtu”, tregon Da Costa.
- “E kujtoj faktin se Mourinho pësoi pesë gola nga Barcelona, por kjo nuk e ndali atë që të jetë trajneri më i mirë në botë”, vijoi ai.
Villas-Boas e la Porton për Chelsean muajin e kaluar, një vendim ky që nuk është mirëpritur nga presidenti Da Costa. “Në futboll, kur mendon për klube të mëdha, këtu nuk hyn edhe Chelsea, por Real Madrid, Barcelona ose Manchester United. Ai frikësohej për krahasimet me Mourinhon dhe u largua”, përfundoi Da Costa.