Villas-Boas paralajmëron largime të tjera

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka thënë se futbollistët që nuk ndihen pjesë e ‘projektit’ të tij do të largohen nga Stamford Bridge.
Ish trajneri i Portos, është nën presion të madh në krye të gjigantit londinez pasi ka mbetur jashtë garës për titull në Premierligë. Ai gjatë janarit liroi sulmuesin Nicolas Anelka dhe mbrojtësin Alex kurse ka paralajmëruar largime të tjera.
“Dy futbollistë tashmë janë larguar kurse do të ketë edhe të tjerë në të ardhmen, ata që nuk ndihen pjesë e projektit” deklaroi Villas-Boas për Sky Sports News.