E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd humb Valencian

Manchester United ka njoftuar se mesfushori Antonio Valencia do të qëndrojë jashtë fushës për një muaj për shkak të një lëndimi që pësoi kundër Ajaxit në Europa League të enjten.

“Ai ka dëmtuar kofshën dhe do të mungojë për katër javë. Është goditje e rëndë për ne” deklaroi menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

United ka mjaft opsione në krah, Young, Nani, Park Ji-Sung dhe Ryan Giggs por forma e Valencias në periudhën e fundit ka qenë e shkëlqyeshme dhe mungesa e tij do të ndihet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›