E Shtunë, 31 Tetor 2026

Violë dhe violinë në Arte



Për herë të parë në skenën shqiptare do të vijë një koncert vetëm me violë dhe violinë. Në kuadër të stinës koncertore të pranverës, dy pedagogë të Akademisë së Arteve, Lorenc Radovani në violinë dhe Arian Paço në violë, do të japin një koncert, si gjini e muzikës së dhomës në sallën e madhe të shkollës së artit A.A. Ky është i pari koncert që organizohet ndonjëherë në Shqipëri, ku repertori që do të luhet dhe tingujt e ndërthurur të këtyre dy instrumenteve, si familja e harqeve, nuk do të shoqërohet nga orkestra. Po ashtu, edhe repertori që pedagogët Paço dhe Radovani nuk është interpretuar asnjëherë në skenën tonë. Një risi dhe frymë e re do të përcillet nesër mbrëma në sallën e madhe të Akademisë së Arteve në orën 19:00. Në programin e këtij koncerti “duo instrumentale” do të interpretohen pjesë nga Mozart, Wolfgang Amadeus me “Duo në Sol madhor, Kv.423”, Hoffmeister, Franz Anton me “Duo në Sol Mazhor”, Gaqi, Thoma me “Scherzo për violinë dhe violë”, Zadeja, Çesk me “Humoreska” e shumë pjesë të tjera, shqiptare dhe të huaja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›