E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Stefano nderohet me Yllin e Argjendtë

Edhe pse humbi primatin si golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit, Alfredo Di Stefano ka fituar një tjetër vlerësim në klubin "merengue". 83-vjeçari, që cilësohet si një prej personaliteteve më të mëdha në "Santiago Bernabeu" dhe mban postin e presidentit honorifik, u nderua me Yllin e Argjendtë, për 25 vitet e kaluara si anëtar i klubit. Në ceremoninë që u mbajt në "Pallatin e Kongreseve dhe Ekspozitave", presidenti aktual i Realit, Visente Boluda, nderoi në total 1879 anëtarë. Ata që ishin anëtarë të klubit prej 60 vjetësh morën medalje me diamant, ata që festonin 50-vjetorin medalje ari, ndërsa anëtarët që kanë mbështetur skuadrën në 25 vitet e fundit medalje prej argjendi. Në momentin e nderimit të Di Stefanos, Boluda tha: "Ti je shembulli i ndershmërisë ndaj kësaj fanelle dhe imazhi i Realit të Madridit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›