E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, "agjërimi" vazhdon

Edmond Kapllani vazhdon "agjërimin" në Bundesligë. Edhe pse vazhdon të aktivizohet me Karlsruhen, sulmuesi shqiptar ende nuk ka arritur të shënojë golin e parë në elitën e futbollit gjerman. 26-vjeçari është aktivizuar si zëvendësues në sfidën ku Karlsruhe humbi 1-0 në fushën e saj, përballë Eintrahtit të Frankfurtit. Trajneri Beker e aktivizoi kuqeziun në minutën e 79-të të lojës, por pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion, Kapllani regjistroi një mundësi mjaft të mirë për shënim. Megjithatë, ai nuk arriti të dërgonte në rrjetë topin në të 84-ën, ndërkohë që klubi nga krahina Baden-Vërtemberg tashmë rrezikon seriozisht rënien nga kategoria: me 17 pikë pas 21 javëve, Karlsruhe renditet e 17-ta në Bundesligë. E kundërt ecuria e Ervin Skelës tek Energie Kotbus, ku vazhdon të jetë një prej lojtarëve më të mirë. Vlonjati u aktivizua 81 minuta në fitoren 2-1 që skuadra modeste arriti me Verder Bremen, duke regjistruar dy raste të mira për shënim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›