Virgjeresha Mari katolike apo myslimane

Ekziston ne bote nje grua perhere e re ne moshe qe me nje veshtrim enigmatik te bind te kuptosh se si antagonizmi midis besimeve fetare eshte vetem keqdashesi e budallallek njerezor. Me nje jetegjatesi dymijevjecare ajo bashkon zemra popuj e devotshmeria njerezore qe i kushtohet tregon se eshte e mundur te gjesh piketakimet pa paragjykime ideologjike midis besimtareve te cdo feje. Asaj i jane kushtuar mbi 200 mije libra shekuj te tere studimesh hulumtimesh e germimesh arkeologjike konsiderohet gruaja me e famshme ne histori por qe ende vazhdojme te dime shume pak. Te krishteret e quajne Maria ortodokset Mariam hebrenjte Miryam myslimanet Maryam e per te gjithe eshte Virgjeresha Maria nena e Jezu Krishtit. Per besimtaret katolike ajo eshte Shen Meria nje shenjtore qe prej shekullit IV e.s i dedikojne ne latinisht lutjen Ave Maria gratia plena Dominus tecum benedicta tu in mulieribus et benedictus fructus ventris tui Iesus. Sancta Maria mater Dei ora pro nobis pecatoribus nunc et in hora mortis nostrae Amen. Shen Meri plot me hiresi. Zoti eshte me ty ti je e bekuara mes grave e i bekuar eshte fruti i barkut tend. Jezu. Shen Meri nena e Krishtit lutu per ne mekataret tani e deri ne oren tone te vdekjes Amin. Per besimtaret myslimane nuk eshte nje shenjteri por nje Zonje Sayyda e nderojne dhe e respektojne besojne ne virgjerine e saj e quajne nena e Krishtit e jo e nena e Zotit pasi per ta Jezusi ishte nje profet ashtu si dhe profeti Muhamed. Ne Kuran figura e Maryam eshte e mbizoteruese ndaj figurave te tjera femerore eshte e vetmja e cituar mbi dyzet here me emer e i eshte dedikuar nje kapitull i tere ai XIX syrja e Marias. Arsye historike kulturore e fetare kane bere qe devotshmeria humane ndaj saj te jete e pafund globale kapercen fe e kontinente bashkon zemra e popuj duke e merituar te quhet Nena e popujve. Zbulimet arkeologjike sic eshte nje papirus i shek. III gjetur ne Egjipt ne vitin 1917 e deshmia e pare e lutjes ndaj Shen Merise konfirmojne se kulti i Theotokos Nenes se Zotit ishte shume me antik se sa kodifikimi qe i ka bere kisha. Germime te tjera ne Efes Turqi vertetojne se si kjo virgjereshe kishte kaluar vitet e fundit te jetes se saj tokesore pikerisht ketu ne Mereyem Ana Evi shtepia ku kishte jetuar me Gjonin dishepullin te cilit Jezusi i kishte besuar kryqin. Koincidence e vleresueshme kjo duke menduar se ne vitin 431 ne Efeso mbahet Keshilli qe e deklaron Nena e Zotit. Shen Meria eshte nje terren takimi midis katolicizmit e islamizmit me shume sesa ndan ajo bashkon. Shen Meria e te krishtereve ka nje vend nderi ne Kuran ajo eshte nena e Isaa Jezusit profeti i parafundit e se bashku me Fatimen vajzen e zgjedhur te Muhamedit citohet miresisht shume here. Per Kuranin Maria eshte nje simbol paqeje e dashurie por dhe vuajtjeje per shkak te shtatzenise se saj eshte nena e nje profeti te madh i shenuar dhe ai nga nje jete e vuajtshme. Problemi eshte se shume myslimane nuk e dine askush nuk ua ka mesuar e vazhdojne ta konsiderojne Shen Merine vetem si nje personazh i krishtere. Profeti mysliman Muhamedi kur hyri ne Meke me 630 duke e kthyer ne nje qytet te shenjte te kesaj feje purifikoi dhe Kaba-ne shenjtoren e tribune e meparshme. Atje gjendeshin rreth 300 idhuj ai i shkaterron te gjitha duke ruajtur vec ikonen e Marise te cilen teksti i Kuranit e konsideron si profeteshe. Ne syren e saj Maria eshte gruaja e devotshme gjate gjithe jetes dhe e vetmja ne serine e Profeteve pasardhes te Adamit Abrahamit Noas e Imran.
Shen Merise i jane kushtuar rreth 10 000 shenjtore ne bote 2/3 e te cilave ne Evrope e mbi 60-70 milione eshte numri i personave qe vizitojne cdo vit keto objekte kulti. Nuk eshte nje doktrine devotshmerine ndaj Shen Merise nuk e ka krijuar Kisha perkundrazi ajo ka qene shpesh dyshuese ndaj mrekullive e shfaqjeve te herepashershme te saj. Keto shenjtore i kane krijuar njerez te thjeshte te bindur ne miresine qe ajo dhuron e pavaresisht se kujt besimi i perkasin. Ketu lind dhe Marialogy teologjia qe i dedikohet Shen Merise ndaj se ciles nuk do te thuhet kurre aq sa duhet e ka si objekt studimi devotshmerine popullore ndaj saj. Per studiuesit e kesaj teologjie shume me teper se 10 mije eshte numri i ketyre shenjtoreve duke supozuar se te tjere me te vegjel e me pak te njohur i duhet shtuar kesaj liste. Kush nuk ka degjuar te flitet per Lourdes Fatima Loreto Medjugorje e ka menduar pa hezituar nje cast Shen Maria Mund te shfletosh nje harte te vertete me shenjtoret e saj madje dhe te humbesh. Pelegrinet arrijne prane tyre individualisht ne grupe here-here dhe si nje lume turme. Midis tyre gjen perhere nje grup qe ndalet nje hap para hyrjes se shenjtores. Recitojne se bashku nje lutje te gjate te padegjueshme me pare e te cuditshme per te krishteret qe u kalojne prane. Shume prej tyre hedhin lule e largohen pa bere shenjen e kryqit. Nuk mundet ta bejne pasi ata jane myslimane. Per ta Maria Nena e Jezusit duhet respektuar e nderuar por jo ti falesh. Megjithate ata ndodhen aty prane shenjtores se Shen Merise ne cdo cep te botes qe ndodhet e kush krijon statistika thote se numri i besimtareve myslimane pelegrine ne keto vende nuk eshte i pakte. Por numrat vertet nuk mund te thone gjithcka por mundesojne idene e nje fakti evident Shen Meria mund te sherbeje si ure kalimi midis Katolicizmit e Islamizmit.
Historia e shenjtoreve me te njohura te Shen Merise orientuar ne nje harte qe kapercen kontinentet
Lourdes - France
Eumlshte shenjtorja me e famshme e kultit te Shen Merise ngritur ne vendin ku midis muajve shkurt e korrik te viti 1858 14-vjecares Bernadette Soubirous iu regjistruan 18 shfaqje te Virgjereshes. Kjo shenjtore eshte e njohur per shume sherime mjaft prej tyre te pashpjegueshme shkencerisht kryer nga kush eshte lagur me ujin qe rrjedh prej saj. Midis mijera rastesh te analizuara nga Bureau Medical komisioni shkencor i ngritur ne vitin 1892 e i perbere nga mjeke laike e fetare Kisha ka njohur zyrtarisht 67 ngjarje mrekulli e fundit ne vitin 2005. Cdo vit ne Massabielle lokalitet i shfaqjes se shenjtores arrijne rreth 6 milione pelegrine te ardhur prej me shume se 1oo vende te ndryshme e ku te pakten 6-7 e tyre jane myslimane.
Fatima - Portugali
Ketu me 13 maj te vitit 1917 Shen Meria u shfaqet tre femijeve Francisko Xhacinta Marto e Lucia de Jezus dos Santos. Deri me 13 tetor ajo u shfaq tri here e heren e fundit 70 000 persona asistuan ne te ashtuquajturen mrekullia e diellit vertetuar dhe nga foto e pershkrime te gazetareve antiklerikale te Lisbones. Gjate shfaqjes Virgjeresha Mari u beson femijeve mesazhe te ndryshme Vizonin e ferrit kerkesen e konsakrimit te Rusise zemres time te paperlyer mbarimin e luftes e fillimin e nje lufte tjeter me te eger. Deri ne pjesen e fundit zbuluar nga Vatikani vetem me 2001 eshte nje vizion qe parashikon dhune ndaj Kishes e Papes Papa Gjon Pali II nje devot i Shen Merise i ishte lajmeruar me pare atentati qe e plagosi me 13 maj 1981. Francisko e Xhacinta Marto vdesin vetem pak me vone se u ishte shfaqur Shen Meria Lucia de Jezus dos Santos ruan sekrete e hyn ne manastir derisa vdes me 2005. Sot Fatima mirepret cdo vit rreth 6 milione pelegrine nga bota.
Czestochova - Poloni Madona e Zeze
Eumlshte shenjtorja kryesore e Polonise. Prej vitit 1032 mban ikonen e Odigitria Ai qe tregon rrugen mjaft e dashur per polaket e Papa Gjonin II. Pushtuar disa here nga trupat e huaja turke e kozake kjo shenjtore u transformua ne nje keshtjelle e zmbrapsi trupat suedeze me 1655 duke fituar famen e Fortulitium Marianum ledhi mbrojtes i besimit ne Evropen Qendrore. Shen Meria kurorezohet mbrojtesja e Polonise me 1717 e cdo vit e vizitojne rreth 4 milione persona 80 e te cileve nen moshen 30 vjec. I njohur eshte pelegrinazhi universitar qe mbahet cdo vit ne mes te muajit gusht.
Medjugorje Mbreteresha e Paqes ne Bosnje - Hercegovine
Shfaqjet e para te Shen Merise ne kete vend i datohen 24 qershorit te vitit 1981 ndaj tete personave femije e adoleshente e nuk kane perfunduar ende. Ajo u besoj atyre mesazhe te shkurtra sot te shperndare ne te gjithe boten nga nje rrjet shoqerish e mjetesh shtypi. Vatikani zyrtarisht nuk eshte prononcuar pasi praktika e kerkon te pritet perfundimi i shfaqjeve te saj. Pas vite polemikash e dyshimesh Kisha pranon kete kult e pelegrinazhin ne kete vend. Llogaritet qe shenjtorja e Medjugorjes ne 25 vjet histori te saj ka terhequr rreth 40 milione pelegrine nga bota.
Atlotting Zonja Jone e Fushave te Gjelbra - Gjermani
Gjendet ne nje Kupole te shekullit VIII rreth 100 kilometra larg Monakos. Kjo shenjtore eshte vizituar dhe nga Papa Benedikti XVI e brenda saj ndodhet nje statuje druri e shekullit XIV e hyjnizuar ne menyre te vecante nga bavarezet. Nga viti 1650 ketu kryhet nje pelegrinazh katerditor ne kembe per te falenderuar Virgjereshen per ruajtjen e besimit katolik ne te gjithe kete rajon.
Saragoza - Virgjeresha e Bekuar e Pilarit Spanje
Ne kete shenjtore celebrohet Virgjeresha sipas nje tradite sipas te ciles ajo ka ardhur ne Spanje per te ndihmuar San Xhakomon. Shen Meria ka lene gjurmen e saj ne nje kolone te fildishte si shenje e force qe besimi do te kishte mbi toke. Eumlshte vendi i mrekullive me te proklamuara e te dokumentuara me se miri historikisht e shkencerisht. Njeri prej tyre njihet si el gran milagro di Calandra e ka te beje me rritjen misterioze te kembes se prere aksidentalisht te nje pelegrini. Kjo shenjtore daton vitin 1681 e eshte konsakruar me 1872 ne stilin barok e me nje kupole te larte rreth 80 metra. Cdo vit vizitohet nga 4 milione besimtare.
Shen Meria e Loretos Ankona - Itali
Dhe ne kete vend vine cdo vit rreth 3.5 - 4 milione vizitore e kjo shenjtore mban muret e gurit te stilit arkitektonik te perdorura ne Palestine ne epoken e Krishtit. Transportuar nga engjejt sipas tradites mesjetare guret e shenjte i ngjajne shtepise se Nazaretit ku ajo merr dhe Lajmin e Madh.
Mariamabad - Pakistan
Shenjtorja e Marias gjendet 80 km larg nga Lahora ne Penxhabin pakistanez. Mariamabad qyteti i Marias mirepret cdo vit 500 000 pelegrine te te gjitha besimeve e thuhet se eshte krijuar per te falenderuar Virgjereshen per dhenien fund te thatesires.
Vailankanni - Zonja Jone e Shendetit - Indi
Sot kjo shenjtore njihet si Lourdes i Indise me 7 milione pelegrine vjetore midis te cileve shumica jane myslimane. Ndodhet ne nje qyteze 250 km ne jug te Madras ku sipas tradites Maria eshte shfaqur tri here hera e pare e se ciles i perket nje djali hindu ne vitin 1500. Gjate stines se veres me festen e fundit te gushtit eshte fluksi me i madh i pelegrinazhit e zgjat plot 9 dite.
Zonja Jone e Guadalupes - Meksike
Fshatarit Huan Diego ne vitin 1531 i shfaqet Morenita me ngjashmerine e nje vajze indiane. Imazhi i saj mbetet i stampuar ne pelerinen e tij. I studiuar nga dhjetera shkencetare midis te cileve dhe nje studiues i NASA-s e nje Nobel per Kimine. Ky mantel sipas testeve e analizave mbetet nje mister ngjyrat nuk jane as natyrore as minerale e as kimike.