E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javen e ardhshme rikthehet panairi i librit

80 subjekte botuese shqiptare por edhe nga Kosova e Maqedonia do te prezantohen ne panairin e librit Tirana 2010 qe do te hapet ne 11 nentor ne Pallatin e Kongreseve.Ne kete edicion te 13-te panairi vjen me moton Te ndricojme mendjet e reja dhe per 5 dite do te sjelle per publikun tituj te librave te rinj por edhe botime te viteve te kaluara.Drejtuesit e panairit kane menduar per kete vit te organizojne disa forume ne te cilat do te diskutohet mes njerezve te librit per nje sere problemesh te librit shqip. Nje nder te ftuarit e ketij panairi eshte edhe presidenti i Panairit Nderkombetar te Lajpcigut Oliver Zille. Pas kerkeses qe i eshte bere ketij te fundit qe Shqiperia te jete e ftuar ne panairin e Lajpcigut te vitit 2012 Zille vjen per te marre nje vendim ne lidhje me kete kerkese. Te ftuar do te jene botues nga Gjermania Bullgaria Sllovenia Serbia Turqia etj. si pjese te rrjetit te botuesve dhe perkthyesve Traducci. Ashtu si dhe ne edicionet e tjera edhe ne kete edicion te 13-te do te ndahen cmime si cmimi Libri me i mire Perkthimi me i mire Libri me i mire per femije Libri me i mire studimor cmimi special i panairit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›