E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Britani, Clegg triumfon në debatin e parë televiziv

Në debatin e parë televiziv para zgjedhjeve të 6 majit në Britani triumfoi Nick Clegg, lideri liberal demokrat ndërsa e paraqiti partinë e tij si një alternativë të ndryshme nga konservatorët e laburistët. Kreu i konservatorëve David Kamerun akuzoi kryeministrin Gordon Braun për arritje të pakta gjatë mandatit të tij ndërsa ky i fundit falenderoi sfidantin konservator për “reklamimin” falas.

Fitorja ishte e qartë për liberal demokratët që për herë të parë u ngjitën në podiumin e debatit. Forca e tretë në Britani që thuhet se mund të vendosin balancë në pushtet ndërsa për herë të parë anketimet sugjerojnë se asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk do të arrijë të marrë pushtetin, liberal demokratët prej kohësh ankohen se përfaqësimi i tyre në parlament nuk reflekton numrin e mbështetësve të tyre pasi sistemi elektoral britanik favorizon dy partitë më të mëdha. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›