“Mirëse u ktheve Briatore, por nuk mbaron me kaq”
“Briatore është i mirëpritur në Formula 1, por çështja nuk është mbyllur ende dhe rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë”, u shpreh Ekleston në një intervistë për të përditshmen britanike “Daily Express”.Ai shtoi se sido që të jetë përfundimi i këtij procesi, rikthimi i vërtetë i italianit në pistë mbetet i gjithi për t’u verifikuar. “Ai është një person me karakter të fortë, por nuk jam i sigurt që rikthimi është gjëja që dëshiron më tepër tani”, nënvizoi numri një i kampionatit më të famshëm të automobilizmit në botë.Në lidhje me vendimin e FIA-s për ta apeluar vendimin e gjykatës së Parisit, Berni Ekleston u shpreh: “Gjykata tha se dënimi ishte i gabuar dhe FIA nuk mund t’ia nisë përsëri nga e para. Do të zgjaste pa fund dhe kjo është diçka e gabuar. Më mirë të ulen të gjitha palët në një tavolinë dhe të vendosin për më të mirën”.