Barça del kokulur nga “Kamp Nou”, mundet nga Sevilja
Pavarësisht se në fushën e lojës ishin të gjithë yjet, skuadra e Pep Guardiolës ka dalë e humbur nga përballja e mbrëmjes së djeshme. Andaluzianët shënuan me anë të Diego Kapel në minutën e 61-të dhe Negredo në të 76-tën, duke e bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Ibrahimoviç në minutën e 74-t.Guardiola aplikoi të ashtuquajturin “turnover”, duke hedhur që nga minuta e parë treshen e sulmit Mesi, Kërkiç dhe Pedro, i cili u zëvendësua nga Ibra në fillim të pjesës së dytë. Gjithashtu, në fushë ishin edhe Iniesta dhe Dani Alvesh (në pjesën e dytë edhe Ksavi). Ky rezultat e ndërlikon rrugën e katalanasve drejt fitimit të Kupës dhe vë në dyshim realizimin e ëndrrës për të fituar tre trofe kombëtarë edhe në këtë sezon.Barcelona 1 – 2 Sevilja, (Ibrahimoviç 74’ / Kapel 61’, Negredo 76’)Barcelona (4-3-3): Pinto; D.Alvesh, Çigrinski, Milito (Buske 65’), Maksuell; Tiago (Ksavi 70’), Markez, Iniesta; Pedro (Ibrahimoviç 46’), Kërkiç, Mesi. Trajner: P. GuardiolaSevilja (4-2-3-1): Palop; Konko, Eskude, Dragutinoviç, Navarro; Lolo (Dusher 81’), Romariç; H.Navas (Renato 46’), Peroti, Kapel; Kone (Negredo 68’). Trajner: M. HimenezGjyqtar: P. BurulKartonë të verdhë: Çigrinski, Milito, Maksuell, Markez, Kërkiç / Palop, Eskude, Navarro, Lolo