E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari merr Prognin e Gramin, pritet 3 serbë

 Ish-lojtari i Dinamos, Gerhard Progni dhe ai i Apolonisë Elton Grami janë zyrtarizuar tashmë si pjesë e Flamurtarit. Pas largimeve të shumta, drejtuesit vlonjatë ishin të bindur se do të hynin fuqishëm në merkato. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani ka qenë i pari që ka kërkuar shërbimet e këtyre lojtarëve për periudhën e mbetur të sezonit, pasi ka parë paraqitjet e tyre të bëra në ekipet respektive. Ndërkohë merkato vazhdone dhe jashtë vendit. “Te Flamurtari tashmë po kryhet një rotacion dhe një mobilizim i gjithë skuadrës, për të përballuar me sukses pjesën tjetër të Superiores. Kam shumë besim te prurjet e reja, pasi cilësore dhe premtuese për të ardhmen e futbollit vlonjat. Ne, po përgatitemi për të afruar dhe tri futbollistë të tjerë serb, emrat e të cilëve për momentin nuk mund t’i bëjë publik”, është shprehur trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›