Skënderbeu, me 8 lojtarë 20 mijë lekë gjoba të munguarve
Në klubin e futbollit në Korçë ka nisur stërvitja e parë e vitit 2010, ndërsa ajo është shoqëruar me mungesa të shumta. Pjesa më e madhe e lojtarëve të ekipit nuk kanë qenë pjesë e stërvitjes, teksa vetëm tetë lojtarë i janë përgjigjur trajnerit, Gert Haxhiu. Ndaj është kërkuar që lojtarët që nuk do t’i bashkohen grupit në stërvitje do të ndëshkohen me gjoba vlera e së cilës vetëm për një ditë do të jetë 200 mijë lekë (të vjetra). Kanë munguar në stërvitje edhe katër lojtarët kroatë. Pas mbylljes së kampionatit ata janë larguar drejt atdheut të tyre, por nuk dihet kthimi i tyre. Disa prej këtyre futbollistëve kanë deklaruar para largimit për një ikje të mundshme nga Skënderbeu. Përveç kroatëve nuk janë parë në stërvitje edhe lojtarë të tjerë jabanxhinj si Doku, Gjondeda, Lika etj. Natyrisht mungesa kryesore ka qënë ajo e kapiteni të skuadrës Shkëmbi.