E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi A/H1N1, shkon rreth 400 numri i të prekurve në Maqedoni

Ka arritur rreth 400 numri i të prekurve nga virusi A/H1N1 në Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se në Qendrën për Sëmundje Infektive në Shkup vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar afro 10 raste të reja. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka konfirmuar se kur do të mbërrijë dërgesa e parë e vaksinave kundër këtij virusi.
Mediat citojnë burime nga Qendra për Sëmundje Infektive në Shkup të cilët theksojnë se shumica e të prekurve janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen me terapinë e zakonshme. Burimet gjithashtu theksojnë se dy të sëmurë, të moshës 55 vjeç dhe 32 vjeç janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›