E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Lohan: Pres rezultatin e zgjedhjeve

I ka mjaftuar vetëm një fjali për të komentuar situatën pas zgjedhore në Shqipëri dhe mbarvajtjen e këtij procesi. Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ka pohuar për zgjedhjet e 28 qershorit se është mirë që të gjithë të presin të dalë rezultati përfundimtar zgjedhor dhe pastaj të bëhen komente.
"Jam duke pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Unë di po aq sa dini edhe ju", deklaroi Lohan. Këtë deklaratë kreu i Komisionit Europian e ka dhënë pas përfundimit të programit të mbylljes së projektiti "Drejtimi Human i Burgjeve", i organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në këtë aktivitet Lohan nuk ka anashkaluar as investimet e bërë nga Komisioni Europian për burgjet.
Gjithashtu në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, drejtoresha e Këshillit Shqiptar të Helsinkit, Aurela Anastasi, si dhe drejtues të burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›