Virusi H1N1, keshillat si te mbroheni
Evitimi i ambienteve te mbyllura dhe me shume njerez si dhe higjiena maksimale, jane dy nga keshillat kryesore qe jane dhene dje nga ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Sipas saj, me shfaqjen e virusit ne vendin tone dhe evidentimin e rastit te pare, ndryshojne edhe masat qe kane marre spitalet si dhe personeli shendetesor. Po keshtu, keshillat behen me te rrepta per te gjithe qytetaret.
Keshillat
Tashme gripi i derrave ka mberritur ne vendin tone por sipas autoriteteve te shendetesise nuk eshte vendi per panik. Virusi A/H1N1 sipas mjekeve perhapet nepermjet ajrit, po ashtu si cdo virus tjeter, ka masa parandaluese. Cdo qytetar brenda territorit te Shqiperise duhet te zbatoje keto keshilla mjekesore, sic jane; te mbulohet goja kur teshtihet apo kollitet me shami, apo me maska dhe me pas keto te hidhen ne koshin e plehrave. "Popullsia te rrije e qete dhe te respektoje masat e thena me pare, te mos grumbullohet ne vende pak te ajrosura, te mbaje higjienen personale, nderkohe qe strukturat e shendetesise do te vijojne punen e tyre", ka pohuar ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Keshillat kryesore theksojne se duhet te lahen duart shpesh, si dhe te mos preken syte, hunda apo goja. Nje tjeter keshille e specialisteve eshte qe vaksina Tamiflu, duhet te kryhet vetem pas keshilles se mjekut sepse mund te jape probleme te renda ne shendet.
Simptomat
Sipas autoriteteve te shendetesise, gripi i derrit ngjason me ate te zakonshmin, temperature e larte, dhimbje koke, rrufe, por tek femijet dhe te rriturit mund te shfaqen dhe simptoma te tjera. Deri tani, sipas mjekeve, trajtimi i vetem mbetet ai me Tamiflu, i cili disponohet nga institucionet shendetesore dhe do te perdoret per te gjitha rastet qe do te konfirmohen nga autoritetet e Institutit te Shendetet Publik. Sipas autoriteteve te shendetesise, spitalet dhe urgjencat disponojne sasi Tamiflu per rreth 5000 pacientet e pare. Specialistet e shendetesise kane percaktuar kategorite, qe jane me te rrezikuara nga virusi i gripit te derrit. Kategorite me te rrezikuara jane te rriturit dhe te gjithe personat qe jane ne marredhenie pune. Ky klasifikim vjen per shkak te udhetimeve te shpeshta dhe kontakteve qe kane me shume persona. Nga ana tjeter, gripi eshte i lidhur fort me personat me imunitet te dobet dhe qe vuajne nga semundje te ndryshme.
Masat qe duhen marre
Te zbatohen rregullat e higjienes standarde dhe saj respiratore
Te menjanojme kontaktet me njerezit e semure
Ne rast se jane te semure qendroni ne distancen nga te tjeret per ti mbrojtur ata.
Qendroni ne shtepi mos shkoni ne pune, shkolle dhe mos dilni nese jeni i semure.
Lajmeroni menjehere mjekun.
Mbuloni gojen dhe hunden me shami kur kolliteni apo teshtini.
Mos peshtyni ne toke.
Hidhini shamite te mbledhura ne koshin e plehrave
Lani sa me shpesh duart me uje e sapun, sidomos pasi jeni kollitur apo keni teshtire.
Larja e duarve me alkool eshte gjithashtu e efektshme.
Mos prek syte, hunden dhe gojen.
Mikrobet perhapen kur nje person prek siperfaqe te ndotura me mikrobe.
Pastroni siperfaqet dhe dezinfektoni mjediset sidomos atje ku ka te semure.
Masat per emigrantet dhe udhetaret nga zonat e prekura
Keta udhetare duhet te verejne shendetin e tyre per 7 dite.
Nese verejne nje ose disa nga shenjat e gripit, te paraqiten tek mjeku.
Shenjat e gripit jane temperature, kolle apo rrjedhje te hundeve, dhimbje fyti etj.
Shenja te tjera; dhimbje trupi, dhimbje koke, ethe, lodhje, te vjella dhe diarre.
Specialistet, si prekesh nga ky virus
Cfare eshte gripi i derrave, simptomat qe shfaqin njerezit
Gripi i derrave eshte nje problem i frymemarrjes, tipike qe shfaqet tek derrat dhe qe shkaktohet nga nje virus i vecante gripi i tipit A. Mundesia per t'u infektuar eshte me e madhe tek njerezit qe jane ne kontakt direkt me keto kafshe, por pas te prekurit te pare, kjo semundje fillon te perhapet me shpejtesi nga nje person tek tjetri. Simptomat e ketij gripi tek njerezit jane te ngjashme me simptomat e nje gripi normal, temperature, kolle, dhembje koke, marrje mendsh dhe keputje. Shume nga personat e prekur nga semundja kane pasur edhe diarre dhe te vjella te vazhdueshme. Por si prekesh nga virusi i gripit te derrave? Menyrat e transmetimit te ketij gripi jane dy; ose permes kontaktit me kafshet qe bartin virusin ose permes kontaktit me personat e semure. Personat e prekur nga semundja, konsiderohen te infektuar pergjate gjithe kohes qe jane me kete grip dhe deri ne 7 dite pas sherimit total nga simptomat. Nderkaq ajo qe specialistet nenvizojne dhe kerkojne qe te kushtohet nje vemendje me e madhe eshte per femijet. Moshat e vogla mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate. Gripi i derrave eshte shfaqur fillimisht ne Meksike, ku ka shenuar 103 te vdekur dhe rreth 1.600 te prekur. Ai eshte perhapur edhe ne SHBA, ku tashme eshte shpallur gjendja e emergjences.
Ajo qe specialistet nenvizojne dhe kerkojne qe te kushtohet nje vemendje me e madhe, eshte per femijet. Moshat e vogla mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate.
LSI: Mbeshtesim masat e marra, mediat te tregojne kujdes
Levizja Socialiste per Integrim, vleresoi dje masat e marra nga Ministria e Shendetesise si dhe grupi ministror i drejtuar nga kryeministri, gjithashtu kerkoi kujdesin e medieve per kete ceshtje. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari i Pergjithshem Petrit Vasili, tha se Shqiperia po kalon nje moment te vecante dhe te rendesishem, lidhur me perhapjen e gripit te derrit edhe ne vendin tone. Sipas tij, situata kerkon nje vemendje te vecante kryesisht lidhur me nje kontroll akoma me intensiv, vecanerisht me kontrollin ne pikat kufitare, ato ajrore dhe detare. "Do te duhet edhe intensifikimi akoma me i madh i promocionit dhe format e komunikimit mediatik, sepse sot qytetaret e kane kete mundesi kryesore", vleresoi Vasili.