Berisha, ben thirrje per mjedisin
Keshilli i Rregullimit te Territorit nen drejtimin e kryeministri Berisha, i hapi rruge dje ngritjes se kater fabrikave te reja te cimentos ne vend, te cilat sebashku jane nje investim me vlere rreth 1 miliard euro. Sipas Berishes, ky vendim vjen si pasoje e nevojes se madhe qe ka vendi, per cimento dhe materiale ndertimi. Por kryeministri theksoi se ndonese jane miratuar sheshet e ndertimit per keto fabrika, nisja e punes do te behet vetem ne momentin, kur te behet studimi per nivelin e ndotjes qe keto fabrika mund te shkaktojne. Kryeministri theksoi se ruajtja e mjedisit eshte prioritare per cdo projekt qe i jepet miratimi. Fabrikat e reja te cimentos, priten te ndertohen ne zonen e Lezhes, Fushe Krujes dhe Shkodres.
"Jo ndertime, me shume se 3 kate ne plazh"
Ndertesat ne zonat bregdetare nuk duhet te jene me te larta se tre kate. Kjo ishte kerkesa e kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se. Sipas tij, nuk mund te tolerohet me ndryshimi i planit nga ana e ndertuesve, te cilet marrin te drejten per te ndertuar ne pjesen bregdetare te vendit. "Do te ishte e pafalshme, te riperserisnim Durresin, qe ka qene nje nder plazhet me te bukura te Evropes dhe tani eshte katandisur ne nje situate shume te rende nga ana urbanistike", deklaroi Berisha, duke kerkuar ruajtje rigoroze te planit fillestar. Sipas tij, bregdeti i bukur shqiptare duhet te ruhet me seriozitet te madh.