Ndahen mandatet e deputeteve edhe per Qarkun e Lezhes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndau dje mandatet e deputeteve dhe per Qarkun e Lezhes. Me mbylljen e procesit te ankimimit per kete qark, i cili nuk pati fatin te shkoje deri ne Kolegjin Zgjedhor, KQZ ndau zyrtarisht dje mandatet e deputeteve. Keshtu ne Qarkun e Lezhes, kater deputete u fituan ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nga Partia Demokratike. Zedhenesi i komisionit, Leonard Olli, u shpreh se zyrtarisht mandatin e deputetit nen siglen e PD-se ne kete qark e fituan, Edi Paloka, Mark Marku, Paulina Hoti dhe Gjok Vuksani. Nderkohe qe Partia Socialiste, ka fituar tre deputete ne kete qark. Me konkretisht ne Kuvendin e ardhshem, Lezhen do e perfaqesojne nen siglen e Partise Socialiste, Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli dhe Armando Prenga. Me ndarjen e shtate mandateve te tjera per Lezhen ne KQZ, shkon ne 60 numri, i mandateve te deputeteve qe KQZ ka zyrtarizuar perfundimisht. Mbeten edhe 80 te tille, qe duhet te marrin konfirmimin e fundit nga ky institucion, per te kompletuar 140 ligjvenesit, qe do te perbejne Parlamentin per kater vitet e ardhshme. Lezha eshte qarku i shtate, qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbyll dhe certifikon perfundimisht rezultatin. Mbeten edhe pese qarqe te tjera kryesore ne vend, per t'u certifikuar rezultati. Keto qarqe jane Tirana, Fierin, Shkodra, Durresi dhe Berati. Per rezultatet paraprake te nxjerra per keto qarqe, jane ankuar ne Kolegjin Zgjedhor partite politike.