E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Berisha, mafien e ke ne ambientet ku jeton dhe punon

Deputeti i Partise Socialiste per qarkun e Durresit, Blendi Klosi, reagoi dje ndaj deklaratave te Berishes ne mbledhjen e KRTRRSH-se, duke i thene atij se gjithcka per te cilen akuzonte socialiste, i ka prane vetes. "Sa per ambientalistet dhe mafien, mund t'i themi kryeministrit ne detyre, se mafien e ka ne ambientet ku jeton dhe punon pandershmerisht", deklaroi sekretari Organizativ ne seline roze. Ai gjithashtu deklaroi se nuk do te lejojne "perbindeshin" e qymyrit, pavaresisht miliona eurove qe do perfitoje "oborri kryeministror". "Si deputet i Qarkut te Durresit, i them Sali Berishes se nuk do ta lejojme te ndertoje "perbindeshin" e qymyrit ne Porto Romano, pavaresisht sesa miliona euro ka futur apo pret te fuse "oborri kryeministror" ne arken e fitimeve abuzive, nga kjo veper e turpshme dhe pavaresisht sesa kohe, do rrije Sali Berisha ne karrigen ku e mban "krushqia e tij e re" me Ilir Meten", akuzoi Blendi Klosi. Sipas tij, koha vertete eshte e maskarenjve, por Durresi eshte i durrsakeve dhe i gjithe shqiptareve, Durresi nuk eshte dhe nuk mund te jete "ndermarrje familjare" e Sali Berishes dhe Ilir Metes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›