E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehilli: Rama e mori pergjigjen nga qytetaret

Edi Rama serish per te maskuar humbjen, pa u skuqur u deklaroi shqiptareve se TEC-et me qymyr jane te ndaluara dhe nuk ndertohen ne Evrope, nderkohe qe ne Gjermani jane ne ndertim 3 te tilla, ne Itali 2, Hollanda, Polonia dhe nje sere vendesh te tjera, po i ndertojne ato. Po keshtu pa u skuqur nxori zedhenesin maske te tij dhe ndermori sulmet e radhes familjare kunder kryeministrit. PD i thote z.Rama, se sulmet e tua te perditshme familjare tregojne vetem konceptin dhe moralin tend familjar. Ne nuk kemi ndermend t'i pergjigjemi me te njejten monedhe. Ato e moren pergjigjen nga shqiptaret me 28 qershor. Ndersa per sa i perket parkut energjetik te Porto Romanos, ajo cka mund te themi eshte se per sa do qe te mundohet kryetari i opozites te krijoje dhe te sajoje akuza nga hici, projektet per industrializimin e vendit, nuk do te mund t'i pengoje dot.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›