"Ahmet Zogu, themeluesi i Shqiperise moderne"
Mbreti Zogu i Pare eshte themeluesi i shtetit modern te shqiptareve. Ky ishte vleresimi qe shfaqi per mbretin, kryeministri Berisha dje, gjate ceremonise se organizuar per vendosjen e shtatores se tij, ne sheshin kryesor te qytetit te Burrelit. Kryeministri, vleresoi se shteti modern shqiptar nisi krijimin e tij nga Mati, vendlindja e Ahmet Zogut. "Vendosja e shtatores se mbretit Zogu i Pare ne kete shesh, eshte nje nder i madh qe ne i bejme mbare kombit shqiptar. Pavaresia u shpalle ne Vlore, shteti modern shqiptar nisi ketu ne Mat, me burrin e madh te kombit, Ahmet Zogun", vleresoi Berisha, i cili zbuloi shtatoren e vendosur per nder te mbretit. Sipas Berishes, mbreti Zogu i Pare e ka fituar kete status per shkak te inteligjences dhe kurajes me te cilen konsolidoi pavaresine e brishte te Shqiperise. "Ai me nje mencuri te jashtezakonshme, me nje kuraje dhe trimeri legjendare, me nje vizion te pashoq, ia doli qe ne trojet shqiptare te copetuara, ne nje komb qe sapo kishte dale nga sundimi shumeshekullore otoman, te ndertonte shtetin e ri shqiptar, te standardeve monarkiste te avancuara evropiane", deklaroi Berisha ne Burrel. Kryeministri vleresoi se u deshen aftesite e Ahmet Zogut, qe te merrnin fund tentativat per ndarjen e metejshme te territorit shqiptar. "Si Mbreti i te gjithe shqiptareve, se bashku me flamurin, ai u be simboli me pamposhtur i idese se bashkimit kombetar, i shpreses se shqiptareve, kudo qe ndodheshin, per liri dhe dinjitet kombetar", theksoi kryeministri. Po keshtu Berisha, e cilesoi mbretin edhe si njeriun e pare i cili kishte arritur te zbatonte parimet e kapitalizmit ne vend dhe i vleresoi me nota teper pozitive, reformat qe u ndermoren gjate sundimit te tij ne Shqiperi. "Mbreti vendosi ne kete vend, ligjet dhe institucionet me te perparuara te kohes, vuri Shqiperine, qe vinte nga nje feudalizem i thelle, ne "binaret" e zhvillimit kapitalist", deklaroi Berisha. Por sipas tij, ndonese Ahmet Zogu kishte kontribuar shume ne luften kunder nazisteve ne vend, komunistet e drejtuar nga Enver Hoxha, nuk e lejuan te kthehej ne vendin e tij. Kryeministri theksoi se ish-diktatori Hoxha, kishte ne plan bashkimin e Shqiperise me ish-Jugosllavin dhe nje patriot si mbreti, nuk mund t'i lejonte keto skenare. "Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise", theksoi Berisha. Por sipas Berishes, mbreti Zogu i Pare ka meriten e madhe, sepse ndonese larg Shqiperise vazhdoi perpjekjet e pashterueshme per rrezimin e regjimit diktatorial komunist ne Shqiperi.
Historia
Kryeministri Berisha, uroi dje qe historia e shqiptareve te arrinte te ridimensiononte figuren e madhe te mbretit te pare te Shqiperise. Sipas Berishes, shqiptaret duhet te kuptonin kontributin e cmuar qe dha Ahmet Zogu, ne konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.
Pjese nga fjala e kryeministrit Berisha:
"Mbreti Zogu i Pare, do te hynte dhe kryesonte skenen politike shqiptare, ne koherat me te veshtira per vendin dhe kombin, ne koherat kur ishte vene ne pikepyetje - edhe pas shpalljes se pavaresise - vete ekzistenca e Shqiperise se pavarur, dhe beheshin perpjekjet me te perbindshme nga ata qe copetuan shqiptaret dhe Shqiperine, per te shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me nje mencuri te jashtezakonshme, me kurajo dhe trimeri legjendare, me nje vizion te pashoq, ia doli qe ne trojet shqiptare te copetuara, ne nje komb qe numeronte vetem pak vite nga themelimi i alfabetit te tij dhe qe sapo kishte dale nga sundimi shumeshekullore otoman, te ndertonte shtetin e ri shqiptar, te standardeve monarkike te avancuara evropiane. Mbreti Zog, me perpjekje te medha konsolidoi pavaresine e Shqiperise dhe beri qe te marrin fund, perpjekjet per ndarjen e metejshme te saj. Si mbreti i te gjithe shqiptareve, se bashku me flamurin, ai u be simboli me pamposhtur i idese se bashkimit kombetar, i shpreses se shqiptareve, kudo qe ndodheshin, per liri dhe dinjitet kombetar".