Vrasesit e medhenj
Kritiket e saj e quajne praktiken si barbare. Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara do te votoje per ta shpallur te jashteligjshme (pasi kaloi moratoriumin me voten e 104 shteteve). Megjithate, nje veshtrim me nga afer i denimit me vdekje dhe vendeve qe vazhdojne ta perdorin, zbulon se eshte shume heret per te "denuar me vdekje" denimin kapital.
Kina
Numri i ekzekutimeve: Zyrtarisht, te pakten 1010 njerez jane ekzekutuar ne vitin 2006, por disa vleresime bejne te ditur se kjo shifer eshte deri ne 15 000. Krime kapitale: Pothuajse 70 shkelje te ligjit ne Kine kualifikohen per denimin me vdekje. Ekzekutohesh nese kryen vrasje, por po keshtu edhe ne raste krimesh ekonomike, si evazion fiskal, kontrabande dhe korrupsion, per te mos permendur veprimtarine e disidenteve te ndryshem politike dhe fetare qe denohet me vdekje. Ne provincen Guangdong, kohet e fundit edhe vjedhja e cantave nga motoriste eshte futur ne listen per denime me vdekje dhe ne korrik, ish-kreu i Administrates se Ushqimit dhe Ilaceve ne Kine u ekzekutua per marrje ryshfeti. Mundesia e heqjes: Shume e vogel. Vitin e kaluar, kryeministri Wen Jiabao tha se Kina nuk ka plane te heqe denimin me vdekje, duke permendur mbeshtetjen e gjere qe kjo praktike ka ne publik. Kina zuri 60 per qind e te gjithe ekzekutimeve te raportuara zyrtarisht ne te gjithe boten gjate 2006-es. Megjithate, 40 per qind me pak njerez jane ekzekutuar qekur Pekini fitoi te drejten per te organizuar Lojerat Olimpike, nje renie kjo qe pa asnje dyshim lidhet me perpjekjet e Kines per te pastruar imazhin e saj global. Megjithate, renia e numrit te ekzekutimeve ka shkaktuar nje problem te papritur: mangesi veshkash ne Korene e Jugut.
Irani
Numri i ekzekutimeve: 177 ne vitin 2006, por shifra per 2007 pritet te jete 250. Krime kapitale: Shkeljet perfshijne kontrabanden e droges, vjedhjen me arme, vrasje, shkelje seksuale (duke perfshire tradhtine, homoseksualizem dhe prostitucion), blasfemi dhe dhune politike. Mundesite per heqje: Gjithnje e me te vogla. Ne tetor 2007, Parlamenti Evropian shprehu alarmin per numrin dramatikisht ne rritje te ekzekutimeve ne vend. Lideret e Iranit nuk pranojne ta heqin madje as ne rastet e femijeve. Irani ka ekzekutuar me shume femije shkeles te ligjit qe nga viti 1990, se cdo vend tjeter dhe vazhdon te ekzekutoje te burgosur me gure. Dhe ndonese presidenti Mahmud Ahmadinejad mohon ekzistencen e homoseksualeve ne Iran, ky mohim nuk ka ndaluar vendin e tij qe t'i ekzekutoje, shpesh me varje ne publik.
Pakistani
Numri i ekzekutimeve: 82 ne vitin 2006. Krime kapitale: Shkeljet perfshijne vrasjen, vjedhjen, rrembimin, tregtine e armeve, kontrabande dhe trafik droge, perdhunim, trafik femijesh, blasfemi dhe marredhenie seksuale mes partnereve te pamartuar. Mundesite per heqjen: Te pakta. Pakistani ka me shume njerez qe presin te ekzekutohen se cdo shtet tjeter: pothuajse nje e treta e 24000 te denuarve me vdekje ne bote jane ne Pakistan, shpeshhere te mbajtur ne kushte shume te veshtira. Se bashku me Iranin, Pakistani eshte nje nga te paktet shtete qe lejojne ende qe te miturit te denohen me vdekje. Ndonese presidenti Pervez Musharaf nxori nje dekret ne vitin 2001, me te cilin konvertonte gjithe denimet me vdekje te te miturve ne denime me burgim te perjetshem, ekzekutimet e te rinjve ende nuk jane eliminuar plotesisht. Pakistani nuk ka ndermend te heqe denimin me vdekje per te rriturit. Ne fillim te ketij viti, ministri i Brendshem i Pakistanit, Aftab Sherpao, hodhi poshte thirrjet per heqjen e denimit kapital ne vendin e tij, duke argumentuar: "Ne kemi ligjet tona, te trasheguara qe nga koha e britanikeve dhe ato zbatohen ne menyre shume ligjore. Ne mendojme se denimi me vdekje sherben si pengues, pa te ndoshta do te kishim shume me teper raste krimesh te renda si vrasjet".
Iraku
Numri i ekzekutimeve: Te pakten 65 ne vitin 2006, duke perfshire Sadam Huseinin. Krime kapitale: Shkeljet perfshijne vrasjen, rrembimin, perdhunimin, kontrabande e trafik droge, kercenime ndaj sigurise kombetare, duke perfshire "nxitjen" e terrorizmit. Mundesite per heqjen: E mundur, por nuk ka shume gjasa. Presidenti Talabani eshte kunder denimit me vdekje, por ai dhe aleatet e tij jane vetem nje pakice. Qeveria e perkohshme e Irakut rishpalli denimin kapital me 2004, pas nje pezullimi te shkurter te vendosur nga Autoriteti Provizor i Koalicionit. Qe atehere, te pakten 270 veta jane denuar me vdekje dhe me shume se 100 jane varur. Lideret e Irakut jane ende duke debatuar per ekzekutimin e tre ish-lidereve te regjimit te Sadamit, duke perfshire Ali Kimikun, te cilet jane denuar me vdekje per rolin e tyre ne vrasjen e afro 180 mije kurdeve ne vitin 1988. Kryeministri Nuri al-Maliki ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se e kane "ngadalesuar procesin", por zyrtare te SHBA-ve thane se po presin qe udheheqja irakiane te bjere dakord, perpara se te dorezoje keta persona.
SHBA
Numri i ekzekutimeve: 53 persona ne vitin 2006 dhe 42 veta ne vitin 2007. Krime kapitale: Shtetet e Bashkuara jane nje prej dy vendeve te zhvilluara (tjetri eshte Japonia), qe ende kryejne ekzekutime. Ne SHBA, zakonisht denimet me vdekje jepen vetem ne raste vrasjesh, ndonese ne disa shtete perfshihet perdhunimi i nje femije, tradhtia etj. Mundesite per heqjen: Me te medha se me pare. Nju Xhersi sapo ka votuar per ta hequr denimin kapital, i pari shtet qe e ben kete pas 40 vitesh, por prape me pak gjasa. Ekzekutimi i fundit ne SHBA ndodhi me 25 shtator te ketij viti. Qe atehere, ne fuqi eshte nje pezullim i ekzekutimeve deri kur Gjykata e Larte te vendose per ceshtjen "Baze kunder Reeds", nje ceshtje qe ka te beje me denimin me vdekje dhe qe ne janar do te vendoset ne lidhje me kushtetutshmerine e "koktejit me tre ilace", qe perdoret zakonisht ne injeksionet vdekjeprurese. 35 nga 36 shtetet ku lejohet denimi me vdekje perdorin kete metode. Por problemet ne rritje me injeksionin vdekjeprures, duke perfshire nje ekzekutim vitin e kaluar, kur te denuarit iu deshen 34 minuta qe te vdese, dhe nje tjeter, ku i denuari ishte ne gjendje te thote "nuk po funksionon", kane bere Gjykaten e Larte te shqyrtoje nese ky eshte nje ndeshkim mizor dhe i pazakonte.
"Foreign Policy"