Mbi 1 milion te pastrehe ne Bangladesh
Kryqi i Kuq Nderkombetar deklaroi se, me shume se nje milion persona kane mbetur te pastrehe, pese jave pasi nje ciklon shkaterrues goditi pjesen e ulet bregdetare te Bangladeshit. Cikloni "Sidr" goditi vendin e varfer te Azise Jugore me 15 nentor, me erera me shpejtesi afro 250 kilometra ne ore, duke shkaktuar te pakten 3 300 te vdekur. "Nje vleresim alarmant tregon se, me shume se nje milion te mbijetuar nga cikloni, kane nevoje per strehe", thuhej ne nje deklarate te Federates se Kryqit te Kuq Nderkombetar dhe Shoqates se Gjysmehenes se Kuqe. "Ky konstatim eshte rezultat i krahasimeve midis demeve te shkaktuara nga cikloni "Sidr" dhe ndihmes se komunitetit nderkombetar per plotesimin e nevojave per strehim", deklaroi dy dite me pare Kryqi i Kuq. Sipas statistikave te qeverise se Bangladeshit, me shume se 1.5 milione shtepi jane demtuar plotesisht ose pjeserisht nga "Sidr", stuhia me vdekjeprurese qe prej vitit 1991, kur nje ciklon shkaktoi vdekjen e te pakten 143 000 personave ne vendin e varfer. Vleresimi i fundit per situaten ne Bangladesh eshte pergatitur nga me shume se 30 agjenci ndihmash te angazhuara me programe ndihme per te mbijetuarit nga stuhia, per rindertimin e shtepive te tyre, deklaroi Federata e Kryqit te Kuq. Bangladeshi i ka kerkuar komunitetit nderkombetar nje ndihme prej 2.2 miliarde dollaresh per ndertimin e zonave bregdetare ne jug dhe jugperendim te vendit, perfshi edhe Sundarbans, i shpallur si pjese e Trashegimise Boterore.