I arrestuari per terrorizem hedh poshte akuzat
I arrestuari si i dyshuar per lidhje me Al-Kaiden, i cili ishte shkaku i nje alarmi te sigurise ne Belgjike, ka kembengulur se nuk kishte plane per kryerjen e nje sulmi ne kete vend. Gazeta "La Dernieri Heure" njoftoi se kishte marre nje leter nga i dyshuari tunizian Nizar Trabelsi, i cili akuzonte autoritetet belge, qe dy dite me pare shtuan masat e sigurise, "per perhapje me kot te panikut ne zemrat e mijera njerezve". "Dua te di perse duhet te pergatisja nje sulm ne vendin tuaj", citonte gazeta letren e Trabelsit, qe u dorezua ne redaksi nga partnerja e tij. "As Trabelsi, as te tjere nuk kane plane per sulme", shtonte Trabelsi, i cili ndodhet ne nje burg ne jug te Brukselit, pasi u arrestua ne shtator te vitit 2001, kur deklaroi ne nje stacion radiofonik se po pergatiste sulme terroriste kunder interesave amerikane ne Belgjike. Ne Belgjike ndodhen selite e NATO-s, te institucioneve te BE-se, si dhe zyrat e shume kompanive shumekombeshe. Autoritetet belge deklaruan dje, se kishin liruar 14 militantet islamike te arrestuar nje dite me pare, nen dyshimet per organizmin e nje plani arratisjeje te Trabelsit nga burgu.