Ofertat dhe konkurrenca, bien të ardhurat e kompanive celulare
18/11/2011 AKEP: Rritet përdorimi mesatar i thirrjeve telefonike, si dhe shërbimit të SMS-së
Shqiptarët komunikojnë më shumë dhe paguajnë më pak në krahasim me një vit më parë. Duke analizuar të dhënat e dy gjysmave të para të vitit 2011 dhe 2010 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vëren se zbatimi i metodologjisë për reduktimin e tarifave të bisedave telefonike dhe mesazheve të shkruara si dhe konkurrenca në këtë treg ka shtuar mundësinë që shqiptarët të kenë një shërbim më pak të kushtueshëm. Por si është situata? “Në 6 mujorin e I-rë 2011, -nënvizohet në raportin e AKEP-it, - vihet re tendenca e rritjes së përdorimit mesatar të thirrjeve telefonike, si dhe shërbimit të SMS-së”. Mesatarisht, një përdorues i telefonisë celulare ka kryer 85 minuta thirrje dalëse dhe ka marrë 96 minuta thirrje hyrëse. Ky rezultat sjell në përfundimin se një përdorues ka pasur 181 minuta komunikim në muaj për gjashtëmujorin e parë 2011, një shifër që sipas ekspertëve të AKEP-it është rreth 5.9% më shumë se në vitin 2010 dhe ka dërguar rreth 12 SMS në muaj ose 20% më shumë se në 2010. Shifrat flasin për reduktim të ndjeshëm të kostove, të cilat në fakt reflektohen edhe në të ardhurat që buxheti i shtetit ka grumbulluar nga një prej sektorëve që ka marrë një rëndësi të madhe kohët e fundit, ajo e shërbimeve, ku përfshihen edhe kompanitë celulare. Për shtatë muajt e parë të këtij viti në sektorin e shërbimeve kontributi në pagesën e TVSH-së është ulur me 24 për qind. Reduktimi i të ardhurave të këtij sektori ka nisur në vitin 2009, kur filloi të ndiheshin efektet e metodologjisë së zbatuar për herë të parë nga AKEP-i. Të ardhurat totale të sipërmarrësve për vitin 2010 ishin 57,087 milionë lekë, të cilat përbëjnë një reduktim prej 7,2 për qind në krahasim me vitin 2009 kur të ardhurat ishin 61,578 milionë lekë. Ky reduktim i të ardhurave është në tendencë të kundërt me volumin e shërbimeve, të cilat janë rritur ndjeshëm në vitin 2010. Reduktimi i të ardhurave të sektorit ka ardhur si pasojë e reduktimit të të ardhurave të tre operatorëve më të mëdhenj Vodafone, AMC dhe Albtelecom. Ndërsa operatorët e tjerë kanë rritje të të ardhurave. Të ardhurat e katër operatorëve celularë gjatë vitit 2010 ishin 41.9 miliardë lekë, që përbën një reduktim prej 11% në krahasim me vitin 2009, kur të ardhurat ishin 47.2 miliardë lekë.