Vishet si polic per te vjedhur lokalin vihet ne pranga

Nje rast vjedhjeje u regjistrua ne oret e para te se shtunes ne qytetin e Kelcyres dhe protagoniste te saj jane dy te rinj. Burime zyrtare te policise bene te ditur se te rinjte njeri prej te cileve i veshur me uniforme policie dhe tjetri i pajisur me mjete te forta kane tentuar te hapin deren e nje lokali per te grabitur parate.
Dy shtetas ku njeri prej tyre i veshur me nje uniforme policie te vjeter dhe tjetri me nje dalte dhe nje thike ne dore kane tentuar te shperthejne deren e pasme te lokalit per te vjedhur leket e xhiros se lokalit dhe te shitjes se karburantit qe ndodheshin ne arken e lokalit qe eshte ngjitur me karburantin prone e shtetasit G.N nga Kelcyra.
Por pasi kane prishur braven e deres jane diktuar nga roja i karburanit dhe lokalit. Roja i lokalit eshte perleshur fizikisht me ta fale fizikut te tij ka bere te mundur qe te dy shtetasit te largoheshin pa vjedhur gje duke thyer vetem xhamat e vitrines se lokalit gjate konfrontimit fizik thuhet ne komunikaten zyrtare per ngjarjen.
Policia pas hetimeve ka arrestuar si autor 31-vjecarin Enerik Serani i denuar me pare dy here per vjedhje si dhe nje here per trafik lendesh narkotike ne Greqi si dhe Rigert Isufajn 22 vjec te dy nga Kelcyra ndersa jane sekuestruar edhe provat materiale. Vjedhje e kryer ne bashkepunim eshte vepra penale qe rendon mbi dy te arrestuarit.