E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqberesit e mitur pa mundesi shpetimi

TIRANE- Krimi i te miturve ne Shqiperi perdite e me teper po merr trajten e nje fenomeni
normal ne syte e opinionit. Nderkohe institucionet pergjegjese per rehabilitimin e kesaj kategorie personash duke nisur nga Policia e Shtetit e nga Prokuroria si organet te ndjekjes penale apo Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Burgjeve qe kane ne varesi sistemin e riedukimit te te denuarve dhe atyre qe kane kryer vepra penale por edhe institucione te tjera si Ministria e Punes dhe e ceshtjeve Sociale apo Ministria e Arsimit etj. mbeten vetem konstatuese te fenomenit.

Nderkohe qe institucionet e shtetit shqiptar mbeten ende te pafuqishme per rehabilitimin
e kthimin e kesaj kategorie te miturish nga keqberes aktuale dhe kriminele potenciale
te te ardhmes ne njerez normale e te riintegruar ne shoqeri. Shume prej tyre po bien pre e shfrytezimit nga te rriturit per qellime kriminale.

Asnje nga institucionet e vendit nuk po mundet qe ti jape zgjidhje fenomenit qe po rrjedh si lume i nendheshem poshte zyrave shtepive e bizneseve te gjithsecilit duke terhequr vemendje vetem gjate momenteve te ndonje lajmi kronike mbi arrestimin e disa te miturve 15 vjecare apo te shoqerimit ne komisariat te disa femijeve nen moshen 14 vjecare te akuzuar per vjedhje nga me spektakolaret.

Pas viteve 90 transferimi i sistemit penitenciar nga Ministria e Brendshme ne varesi te Ministrise se Drejtesise zhduku edhe shkollen e riedukimit si institucion qe merrej me krimet e moshes nen 16 vjec. Qe prej asaj kohe te miturit nuk kane njohur asnje lloj rruge
rehabilitimi e kane vazhduar te vuajne denimin ne ambiente te papershtatshme ku me teper jane cedukuar deri sa kane mbushur moshen per pergjegjesi penale.

Aktualisht ne sistemin penitenciar te paraburgimit ne Shqiperi jane te izoluar 105
persona nen moshen 18 vjec sipas nje te dhene te Ministrise se Drejtesise qe i referohet gjendjes se muajit te kaluar. Nje muaj me pare policia arrestoi kater djem te moshes 15 deri ne 16 vjecare autoret e nje grabitjeje me dhune ne qender te Tiranes.

Te tre ata u derguan ne paraburgimin e kryeqytetit. Vec tyre policia shoqeroi edhe nje djale nen katermbedhjete vjec si bashkepunetor te tyre. Ne te njejten dite me ta tre te mitur nga 11- 12 vjec u kapen nga policia per nje vjedhje. Ne te dy rastet policia dhe prokuroria mbeten tek konstatimi i vepres penale.

Me tej asnje prej tyre nuk mund te merrte ndonje mase me teper se prodhimi i nje statistike me teper per fenomenin. Ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve zyrtarisht per
kete ceshtje nuk te jep pergjigje askush ndersa nen ze reagimi eshte se rehabilitimi i kesaj kategorie i takon bashkise dhe pushtetit vendor.

Valbona Zhupa specialiste e Mardhenieve me Publikun ne Bashkine e Tiranes thote se
Bashkia e Tiranes nuk ka pasur asnjehere ne pergjegjesi te saj rehabilitimin e te miturve nen moshen 14 vjecare te perfshire ne krime. Ne Ministrine e Punes shprehen se vec projekteve qe mund te paraqiten nga ndonje organizate rehabilitimin e tyre si detyre te drejtperdrejte e ka Ministria e Drejtesise.

Ne vitin 2005 Ministria e Drejtesise kishte perfunduar nje projekt per rehabilitimin e personave te mitur te moshes nga 14- 18 vjec ne Pogradec por me arsyetimin se gjithcka ishte realizuar ne menyre abuzive projekti u transferua ne Kavaje. Sa i perket instituteve te perkujdesjes per moshen nen 14-vjecare qe pas prishjes se sistemit komunist kur per kete kategori kishte institucione te posacme pas viteve 90 ato u mbyllen per te mos u kujtuar me askush per to.

Ne realizimin e ketij shkrimi ka ndihmuar Agjencia Daneze per Gazetarine Investigative SCOOP

350 vjedhje nga te miturit ne 2010

Ne Prokurorine e Tiranes vetem gjate vitit te kaluar jane regjistruar afersisht 350 raste te krimeve te kryera kategoria e personave nen 18 vjec. Ne krimet e kryera nga kjo kategori sipas burimeve te Prokurorise se Tiranes bie ne sy fakti se pjesen me te madhe te tyre e ze vepra penale e vjedhjes.

Me tej kjo kategori po te ndahet nxjerr ne pah faktin se thuajse ne me teper gjysmen e procedimeve te regjistruara ne Prokurori autoret e dyshuar apo te identifikuar jane nen 14 vjec. Ne krye te autoreve te identifikuar nga policia dhe prokuroria per akuzen e
vjedhjeve ne grupmoshen e te miturve ka qendruar prej vitesh Markelian Cungu.

Ketij te fundit policia i atribuon nje numer te konsiderueshem vjedhjesh te kryera ne Tirane. Madje specialiste te Policise thone se numri i tyre mund te kete kapur shifren e 600 vjedhjeve. Po keshtu edhe numri i personave te proceduar nen moshen 14 vjecare eshte i konsiderueshem dhe sipas tyre ky numer mund te jete me teper se dhjete persona.

Stojani i mituri qe u be vrases
Ne fund te muajit te kaluar Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda arrestuan me akuzen e vrasjes per shkak te detyres dhe ne krye te detyres Saleo Stojanin 18 vjec Jetnor Nakolecin 25 vjec dhe nje adoleshent tjeter 17 vjecar me inicialet E.Z. Te tre keta persona akuzohen se ne 18 tetor te vitit te kaluar vrane oficerin e Policise se komisariatit te Vlores Roland Likaj ndersa ky po i ndiqte si te dyshuar per perfshirjen ne nje seri vjedhjesh ne Vlore.

Te tre personat sipas policise jane personazhe te njohur pasi figurojne ne skedaret e tyre per krimin e vjedhjes. Me i njohuri per policine nder tre te arrestuarit eshte Saleo Stojani. Perpara vitit 2006 per vite me radhe ai ishte autor i shume vjedhjeve te banesave dyqaneve apo bizneseve ne Tirane e ne rrethe te tjera te vendit ku kishte shtrire aktivitetin e tij.

Kur Stojani mbushi moshen 14 vjecare mosha minimale per ndjekje penale sipas Kodit Penal te vendit tone specialistet e policise menduan se per disa kohe do te mbeteshin te qete nga vjedhjet.

Shfajesimi Vrasjen e beri shoku im

Saleo Stojani dhe dy miqte e tij kishin mesuar se nje vile ne lagjen ole do te ndodhej pa njerez me 18 tetor 2010 dhe se ne te kishte para. Te tre ata vendosen te bastisnin vilen duke shfrytezuar mungesen e njerezve ne banese. Ne kete kohe u zbuluan nga oficeri i policise Roland Likaj i cili ne radio iu kishte komunikuar kolegeve spo ndiqte disa persona te dyshimte.

Shfaqja e papritur e oficerit te policise i trembi hajdutet qe qelluan mbi Likajn nga nje pistolete Glock. Stojani iu tha hetuesve Vrasjen e ka bere Jetnori me mendjen e vet. Ne nuk e dinim qe ai kishte pistolete. Ai ka pohuar se ata kishin shkuar per te vjedhur vilen pasi kishin te dhena se nuk kishte njerez ate nate.

Kur po shkonim ne drejtim te viles Jetnori na tha se dyshonte se po na ndiqte policia. Na la ne nje rrugice ta prisnim ndersa vete nuk e di se nga shkoi. Pak minuta pasi ishim ndare degjuam te shtena. U trembem por nuk dyshuam se Jetnori mund te bente nje gje te tille - iu tha Stojani hetuesve.

Me tej ai ka pohuar se shoku i tyre i kishte kercenuar qe te mos tregonin.

Ministria e Drejtesise Nuk ka statistika per te miturit nen 14 vjec

Ne statistikat per te miturit qe shkelin ligjin e kryejne vepra penale Ministria e Drejtesise
shprehet se ka te dhena vetem per moshen nga 14- 18 vjec. Per ata nen moshen 14 vjec kjo ministri nuk ka asnje te dhene. Te miturit e kesaj kategorie sipas burimeve te Ministrise se Drejtesise nuk mund te llogariten pasi kjo e fundit merret vetem me trajtimin e personave qe jane denuar me forme te prere permes nje vendimi gjykate apo ata qe jane nen hetim apo gjykim si te dyshuar te perfshire nje veper penale ndersa ata qe jane 14 vjec e poshte sipas ligjit nuk mund te denohen apo te hetohen.

Keshtu nga 1848 te burgosur dhe te parburgosur qe ndodheshin te izolur ne burgjet e Shqiperise gjate vitit te shkuar afersisht 5 per qind e tyre ishin te mitur dmth. 105 persona nen moshen 18 vjecare. Ne burgun Jordan Misja ndodhen 20 prej tyre 18 meshkuj dhe dy femra.

Ne paraburgimet e Durresit ndodheshin 9 persona ne Korce 6 te tille e ne Vlore 25. Ne burgun e te miturve ne Kavaje ndodhen te izoluar 26 persona nen moshen 18 vjecare ne Lezhe 16 vete dhe me pak ka pasur ne burgun e Peqinit vetem 3 persona.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›