E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e Valbona Jahos, sher avokat-prokurorë

22/04/2011  Gjyqi i bandës së Durrësit rindizen debatet dhe ofendimet në sallë

Rrëzohet kërkesa e mbrojtjes për leximin e dëshmive

TIRANE-Dëshmitë e të penduarës Valbona Jaho dhe disa prej anetarëve të tjerë të familjes së saj, janë bërë objekt debati mes avokatëve e prokurorëve në procesin gjyqësor të bandës së Durrësit. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar leximin e dëshmive në sallën e gjyqit, por pas reagimit të prokurorit Anton Martini, që i kërkoi gjykatës se dëshmitë nuk dihen të lexoheshin para trupit gjykues, togat e zeza vendosën të rëzojnë kërkesën e mbrojtjes. Vendimi ka sjellë ilaritet (rumujë) në sallën e gjykimit, ku i pandehuri Lulzim Berisha së bashku me avokatët e tij kanë reaguar me zhurmë kundër trupit gjykues dhe prokurorit të çështjes. Me fjalë të ndryshme, deri në fyese është shoqëruar debati mes avokatëve, të pandehurit Lulzim Berisha dhe prokurorit të çështjes Anton Martini. Ky i fundit, pretendonte se kërkesa e bërë nga mbrojtja për leximin e dëshmive dhe administrimin e tyre në dosjen gjyqësore, bie në kundërshtim me legjislacionin e Kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë që nga ana tjetër, në gjaknxehtësi e sipër mbrojtja pretendonte se kërkesa përputhej me legjislacionin dhe se nuk ishte shkelur asnjë ligj i Procedurës Penale. Pas një debati që u shoqërua me ofendime mes palëve, gjykata vendosi të rëzojë kërkesën e të pandehurit Lulzim Berisha, i cili kërkonte leximin e deklarimeve të shtetases së penduar Valbona Jahos dhe disa prej anëtarëve të familjes së saj. Proces-verbalet e dëshmive mendohet se ishin marë në mënyrë private nga avokatët e Lulzim Berishës, por siç duket deklaruesit skanë pranuar të paraqiten në gjykatë, dhe për pasojë mbrojtja kërkoi leximin e dëshmive para trupit gjykues. Aktualisht procesi gjyqësor kundër 17 të pandehurve të bandës së Durrësit është në fazën e paraqitjes së provave nga ana e avokatëve mbrojtës. Pritet që në fillim të muajit Maj, Prokuroria e Krimeve të Rënda të lexojë konkluzionet përfundimtare lidhur me çështjen, duke lexuar masat e dënimit për secilin nga të pandehurit e këtij procesi gjyqësor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›