Visho Ajazi Lika duhet të raportojë në Kuvend për 10 vitet në Kanada
Mbledhja – Javën e ardhshme pritet të mblidhet Komisioni i Sigurisë Kombëtare, i cili do të rinisë axhendën e lënë pezull
Imami – Ministria e Mbrojtjes është në krye të axhendës së Komisionit për të kontrolluar veprimtarinë, në të gjithë strukturat ushtarake
Noka – Opozita ka kërkuar kontrollin e Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjeve të fundit të rritjes së kriminalitetit dhe zjarreve
SHISH – Përgjigjja e kreut të shërbimit sekret mund të jepet ose me shkrim, ose duke raportuar fizikisht para deputetëve, anëtarë të Komisionit
Komisioni
Opozita do ti kërkojë sqarime kreut të SHISH-it
Opozita shqiptare pritet ti kërkojë javën e ardhshme raportim me shkrim apo direkt kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazit, që të japë shpjegim në lidhje me çështjen e dyshtetësisë dhe të tregojë statusin e emigrantit që ka mbajtur gjatë qëndrimit të tij 10 vjeçar në Kanada. Zv.Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ilir Gjoni, deklaroi për Shqip se opozita do të kërkojë menjëherë nisjes e punës për kontrollin e punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që do të ngrejë edhe çështjen e kreut të ri të shërbimit sekret, të dekretuar nga Presidenti gjatë muajit të kaluar. Deputeti socialist theksoi ndër çështjet që do të diskutojmë gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, do të jetë edhe problemi i kreut të SHISH-it, por në axhendën kryesore është kontrolli i veprimtarisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, pra, lufta ndaj kriminalitetit. Formalizimi i kërkesës së deputetëve të opozitës, do të duhet të miratohet nga i gjithë Komisioni i Sigurisë, e më pas, nëse do të merret miratimi, do ti dërgohet kërkesa zyrtare zotit Visho Ajazi Lika. Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror do të duhet të përgjigjet me shkrim apo duke u paraqitur vetë në komision. Në fakt, këtë kërkesë të opozitës e ka paraprirë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili, gjatë hapjes së sesionit parlamentar, të hënën që kaloi, ka akuzuar Presidentin për emërimin edhe të kreut të SHISH-it. Nuk mori fare nishan kur në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, pa iu tharë ende boja e propozuesit Kryeministër, vendosi një drejtues me një të kaluar të zezë, që të rikujton kohën e SHIK-ut 92-97. E, si të mos mjaftonte kjo, edhe një person me dy shtetësi, deklaroi Ruçi para deputetëve.
Emigrimi
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi-Lika ka qenë një nga emigrantët politikë të ikur disa muaj pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Ai u shpërngul në Kanada duke kërkuar për të jetuar për 12 vite me radhë. Nëse pas tre vitesh qëndrim, Lika do të ketë përfituar nënshtetësinë kanadeze, sipas ligjeve të atjeshme, i bie që shefi i Shërbimeve Sekrete Shqiptare duhet të zbatojë ligjet e përtej Atlantikut. Në fakt, në formulën e betimit të çdo shtetasi kanadez përcaktohet se do ti shërbejë me besnikëri Mbretëreshës Elizabet II. Betohem (ose pohoj) se unë do të jem përkrahës dhe do ti tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabetë II, Mbretëresha e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve të saj dhe, se unë, me besnikëri, do të respektoj ligjet e Kanadasë dhe do të përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez, thuhet në formulën e betimit të shtetit kanadez. Pikërisht ky është edhe paradoksi, sepse Lika, nëse ka dy nënshtetësi, duhet të vendosë se cilit shtet duhet ti shërbejë me besnikëri e devotshmëri, Shqipërisë apo Kanadasë për të cilën jetoi dhe punoi për 12 vite në Toronto, ku pati dhe kontribute monetare në fondet e pensioneve të këtij shteti.
Paradoksi i ligjit
Ligji për Shërbimin Sekret Shqiptar ka një paradoks, pasi nuk përcakton kriteret e zgjedhjes së kreut të këtij institucioni. Shefi i SHISH-it, sipas ligjit përkatës, ka të përcaktuar se emërohet nga Presidenti me propozimin e Kryeministrit. Kaq është dhe nuk është saktësuar asnjë kriter për faktin nëse një person që do të mbajë sekretet e shtetit shqiptar duhet të jetë shtetas rezident shqiptar për disa vite ose jo. Ekspertë të fushës pranojnë se ligji nuk ka përcaktime të tilla, por në çështje të një rëndësie të veçantë, për sektorë specialë shihet interesi i përbashkët. Ata theksojnë se është e kuptueshme që për këta sektorë, persona të tillë, që mund të kenë dy shtetësi, shmangen nga emërimi në këto dikastere. Po këta ekspertë pohojnë se edhe në rastet kur punësojnë punëtorin më të thjeshtë në SHISH, roje, atij i shihet e kaluara nëse ka qenë jashtë shtetit ose jo, qoftë edhe për një javë. Atij i kontrollohet nëpërmjet shërbimeve partnere natyra e vizitës dhe sjellja e personit që do të punësohet në Shërbimin Sekret Shqiptar. E më tepër, kjo merr vlerë kur në krye të shërbimit caktohet një njeri që ka qëndruar për 12 vjet jashtë Shqipërisë.
Jeta e Likës në Kanada
Kreu i SHISH-it ka deklaruar pasurinë që kishte arritur të akumulonte gjatë gjithë jetës, e cila rezulton të jetë krijuar në Kanada, vend në të cilin kreu i ri i SHISH-it ka kaluar 12 vite të jetës së tij. Ajo që bie në sy lidhet me faktin se Lika Ajazi ka preferuar që të ardhurat e fituara nga puna dhe kursimet për pensionin ti investojë në kompani të specifikuara për menaxhimin e të ardhurave. Visho Lika Ajazi ka deklaruar se ai ka investuar 60 mijë dollarë kanadezë (CAN) fond pensioni në një shoqëri të quajtur Mutal Funds Standart Life në Kanada, me qëllim investimin e tyre nga kjo kompani dhe për pasojë rritjen e përfitimeve personale. Të njëjtën gjë ai ka bërë dhe me një shumë tjetër prej 50 mijë CAN, të cilën e ka depozituar pranë Canadian Bank Of Comerce (CIBC), përsëri me qëllimin për të rritur të ardhurat e tij. Por këto investime nuk i kanë sjellë frytet e pritura, por përkundrazi humbje të të ardhurave. Kështu, në vitin 2009, Lika deklaron se gjatë këtij viti për depozitën 60 000 CAN ka pasur një humbje 30% dhe po kështu të njëjtin vit për shumën 50 000 CAN ka pasuar një humbje 30%. Ishte supozuar që investimet e mia të sillnin të ardhura, por që prej mesit të vitit 2008, ato kanë pasur një humbje që kanë shkuar te 40%, pohon vetë Lika në deklaratën e pasurisë së vitit 2009. Po atë vit ai deklaron pronësinë e një makine tip Free Lander e vitit të prodhimit 1999 dhe me një vlerë prej 9600 USD. Ai deklaron edhe 500 euro, plus 400 USD në cash.
Deklarata
Ish-presidenti deklaroi se preket siguria kombëtare e vendit
Moisiu: Është njësoj si të emërosh një zyrtar të huaj
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar pak kohë më parë se caktimi në krye të SHISH-it i Visho Likës, një person që mund të ketë dy nënshtetësi, bie ndesh me interesat kombëtare. Problemi kryesor është njëlloj sikur të marrësh një person të huaj dhe ti japësh nënshtetësi shqiptare dhe ta vësh në një detyrë të tillë. Këto gjëra kanë ndodhur në kohën e mbretit Zog. Kemi pasur komandantin e Xhandarmërisë, një person me shtetësi britanike. Por në një shtet të pavarur dhe demokratik nuk kanë pse të ndodhin gjëra të tilla, nuk është se te ne mungojnë njerëzit. Nuk e di se pse është marrë një vendim i tillë, nuk e kuptoj se cilat janë arsyet. Nuk e njoh fare kreun e ri të SHISH-it, pa e njohur fare, them se nuk është një