E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: “Shevçenko i ka gjithmonë dyert e hapura”

Gert Serani
Pasi ka prerë biletën për në finalen e Champions League, Milani është rikthyer sërish në merkato. Presidenti i kuqezinjve, Silvio Berlusksoni ka mbyllur përfundimisht derën për portierin e Juventusit, Xhanulixhi Bufon, por ka ndezur dritën jeshile për sulmuesin ukrainas, Andrei Shevcenko nëse ky i fundit do të vendoste për një rikthim të mundshëm në San Siro. Shevcenko u largua nga Milani verën e kaluar për 45 milionë euro në "Stemford Brixh". "Sigurisht dyert për ukrainasin janë gjithmonë të hapura. Ai dëshiron të rikthehet te Milani dhe ne do të shikojmë se cfarë duhet të bëjmë", deklaroi ish-kryeministri italian për "Gazzetta dello Sport". Ndërkohë ish-futbollisti i vitit në Europë në 2004 pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Lidhur me mundësinë e blerjes së juventinit, Berluskoni shtoi se Bufon është një portier vërtet i shkëlqyer, më i miri në Itali, por Dida ka rinovuar kontratën me Milanin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›