E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: “Të kënaqemi me Premiership”

Nga Gert Serani
- Trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson po mendon seriozisht për titullin kampion në Premier League. Në fundjavë "djajtë e kuq" do të hidhnin një hap të sigurt në fitimin e trofeut, i cili i ka munguar prej katër vitesh të besuarve të Ferguson, nëse do të arrijnë të marrin një 3 pikësh në derbin me Mancester Siti. "Mendoj se Premier League mbetet objektivi ynë primar për këtë sezon sepse kampionati është një ngjarje që zhvillohet cdo javë dhe se kemi qenë për një kohë të gjatë në krye. Ju mund të thoni nëse do të ishim kualifikuar në finalen e Champions League në Athinë do të ishte rasti më i shkëlqyer për këtë skuadër. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë cdo ndeshje, por kjo është natyra e lojës, shpreson dhe në momentin e fundit rrëzohesh. Gjithmonë e kam thënë nëse fiton një trofe duhet të kënaqesh me atë", pohoi tekniku skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›