Policia bllokon 194 kg hashash të ngarkuara në mushkë
05/01/2009 GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës ka bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në dy aksione të ndryshme, 194 kg lëndë narkotike marijuanë, si dhe ka ndaluar në flagrancë 3 shtetas shqiptarë. Burimet policore thanë se lënda narkotike që u bllokua në afërsi të vijës së gjelbër kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë. Rreth orës 23:00 të ditës se djeshme në afërsi të fshatit Pepel, rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, punonjësit e policisë kufitare gjatë kryerjes së shërbimit kanë parë dy persona që lëviznin në drejtim të vijës së gjelbër me një mushkë. “Në çastin që njësiti kufitar u ka bërë thirrje të ndalojnë, dy shtetasit janë larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira dhe moti shumë i keq”, - thanë burimet zyrtare, duke shtuar se gjatë kontrollit të ngarkesës janë gjetur katër çanta shpine, ku kishte 24 pako me peshe të përgjithshme 96 kg lëndë narkotike.
Ndërkohë rasti i dytë u regjistrua në orët e para të ditës së djeshme, ku gjatë operacionit të koduar “Starkingu”, 3 shtetas janë ndaluar në qytetin e Gjirokastrës, pasi po transportonin nga fshati Lazarat në drejtim të Koracës 98 kg lëndë narkotike marijuanë. Erion Latka, 25 vjeç, Elton Hodollari, 37 vjeç dhe Gerti Llazi Miho, 30 vjeç, që të tre lindur dhe banues në qytetin e Koracës, janë ndaluar teksa po udhëtonin me automjetin tip furgon, me targa KO 7149 A”.