Viti 2010, katër të dënuar për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit
Gjykata e Tiranës ka dënuar në vitin 2010 katër persona të akuzuar për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Vendimi i parë daton në muajin shkurt të këtij viti, kur gjykata dënoi shtetasin Vitrin Përzhita me dy muaj burg. Ky i pandehur, sipas gjykatës, ishte caktuar me masën e arrestit në shtëpi dhe gjatë kontrollit periodik nga patrullat policore ka rezultuar se ai nuk ndodhej në banesë. Vendimi i dytë daton një muaj më vonë, kur Gjykata e Tiranës ka dënuar me shtatë muaj burg shtetasin Gerald Stamolla. Edhe ky person ka qenë larguar nga banesa. Vendimi i tretë është dhënë kundër shtetasit Dedë Prela, i cili ishte arrestuar për vjedhje dhe gjykata e kishte lënë në masën e arrestit shtëpiak. Gjatë kësaj kohe, Prela është larguar nga banesa dhe gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës konfliktohet me disa persona. Policia këqyr vendin e ngjarjes dhe midis tyre rezulton se Prela kishte thyer urdhrin e gjykatës. Ai u dënua me nëntë muaj burg.
#