Koalicioni “Aleanca për Qytetarin” bashkërendon punën për fushatën
Elbasan/ Zgjedhjet e 8 majit
Kandidati për kryetar bashkie, Durim Hushi i zgjedhur nga koalicioni “Aleanca për qytetarin” dhe kandidatët për këshilltarë të dy partive të mëdha të mazhorancës qeverisëse u mblodhën mbrëmë për të arritur një mirëkuptim në punën për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore.
“Ky takim të çon në mirëkuptimin me partitë e koalicionit dhe tashmë jemi gati të përgatitemi me programe specifike në çdo sektor të jetës së qytetit”, u shpreh kandidati Durim Hushi.
Kryesuesi i fushatës për qarkun e Elbasanit, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e vuri theksin tek puna e përbashkët me qëllim fitoren.
“Kemi një betejë të madhe të përbashkët, kemi interesa të përbashkëta, kemi angazhime të përbashkëta, dhe një fitore të përbashkët. Sot do ta vëmë theksin tek puna jonë e përbashkët dhe asgjë nuk na ndan”, deklaroi ministri Imami.
Sipas tij, ky koalicion i jep stabilitet vendit.